
Nga Alba Malltezi
Kur flasim dhe shkruajmë për Faik Konicën dhe për Fan Nolin, kurrizin duhet ta mbajmë drejtë dhe kokën të përulur në shenjë nderimi. Flasim dhe shkruajmë për dy titanë të diturisë shqiptare që vitet ende nuk i kanë parë të ripërsëritur tek ndonjë tjetër. Përmasat kulturore dhe intelektuale të të dyve, kapërcyen shtete e kontinente atëherë kur bota nuk ishte globale.
E megjithatë, siç na e dëshmon përmes dokumentave arkivorë në librin e tij të çmuar “Faik Konica – jeta në Uashington” Ilir Ikonomi, mes Konicës dhe Nolit pati një periudhë të shëmtuar, të pabesë, të tmerrshme njerëzore. Fjalën “të pabesë” Konica e përmend si ofendimin më të madh për një shqiptar, ndryshe për shembull nga një grek, që injorant e i paditur është sharja më e rëndë. Por, a u tregua Konica “i pabesë” me Fan Nolin në vitet e luftës së ashpër mes tyre? E gjitha vërtitet tek përndjekja, këmbëngulja e Faik Konicës për ta shpallur “të papëlqyeshëm” Fan Nolin në Amerikë, për t’i ndaluar atij vizën hyrëse, duke e akuzuar si një komunist e bolshevik të rrezikshëm. Kujtojmë që ishin vitet kur i gjithë sistemi amerikan ishte tepër i ndjeshëm, madje alergjik ndaj komunistëve dhe bolshevikëve, jo vetëm brenda kufijve të SHBA, por edhe në Europë dhe më gjerë.
Konica bëri të pamundurën nga ana e tij që Noli të mos vinte më këmbë në SHBA, pra të shpallej një “non grata” nëse do të përdorim termin e sotëm. Por si u soll sistemi demokratik amerikan dhe njerëzit e tij, edhe pse për Konicën kishte një konsideratë të jashtëzakonshme dhe miqësitë e tij kapnin majat e njerëzve me influencë politike nga Bostoni, në Nju Jork e Uashington?
Ishin vitet mes fundit të 1920 dhe fillimit të 1930, kur në Shqipëri, Ahmet Zogu nga kryeministër ishte vetëshpallur Mbret edhe me “hosanarat” e papritura të Faik Konicës, tashmë i emëruar si “Ministër” (Ambasador) i Shqipërisë në Uashington. Fan Noli e konsideronte Konicën si një të shitur dhe shkrimet për të tek “Republika” ishin të pamëshirshme, ashtu si dhe përgjigjet e Konicës dhe të bashkëpunëtorëve të tij te “Dielli”. Por ishte një tjetër lojë që Konica bën “nën rrogoz” që tregon një tjetër natyrë të tij, të cilën gazetari dhe shkrimtari Ilir Ikonomi e ka paraqitur me ndershmëri dhe korrektësi intelektuale. Lexuesve u takon ta gjykojnë dhe të shohin me sytë e tyre se si sulmonin shqiptarët njëri-tjetrin, por edhe si vepronte sistemi demokratik amerikan. Atëherë, si sot.
Në kapitullin Kuq e Blu të librit, shtjellohet gjithçka si jo më mirë:
Pas një qëndrimi të gjatë në Europë, më 4 maj 1930, Fan Noli kthehet në Amerikë. Lufta mes “Diellit” të Vatrës dhe Konicës njëkohësisht dhe “Republikës” së Nolit është e ashpër. Dielli e quante Nolin “një turk, i cili sot nuk ka as shtëpi, as njerëz në Shqipëri. Shqiptarët, – shkruante “Dielli”, – e nderuan Fan Nolin dhe e bënë kryetar të tyre, po ay si çpërblim për të mirat që i kanë bërë, j’u futi grindjen shqiptarëve dhe i bëri që u vranë vlla me vlla. Tani prapë nuk ka hequr dorë nga vëlla-vrasjet”…. Edhe “Republika” nuk ishme më delikate ndaj sulmeve ndaj Konicës, të cilin e quante “Beu i Konicës” apo “ministri Salemboza”; ai bashkë me të vëllanë Mehmetin përshkruheshin si “këlyshët, zagarët, langoret që i vijnë rrotull kasaphanës zogolliane etj.”
Leximi i fakteve në librin e Ikonomit do të ishte me shumë vlerë për të kuptuar të tërën, por veprimi i Konicës në rreshtat që vijnë është i paprecedentë.
Pas shumë shkrimeve të mistershme që shpërthyen kundër Nolit në gazeta të ndryshme amerikane, Faik Konica hartoi një raport me shtatë faqe për Nolin dhe ia dërgoi Ndihmëssekretarit të Shtetit të atëhershëm, Castle. Në raport Noli përshkruhej si komunist radikal – shkruan Ikonomi në librin e tij – dhe akuzohej se ishte përpjekur prej vitesh të gjentë njerëz mes shqiptarëve të Amerikës për t’i konvertuar në komunizëm. “Ka shumë prova për vizitat e tij në Rusi – shkruante Faik Konica, – por është njëra veçanërisht me interes dhe që gjendet më lehtë; është një intervistë me Fan Nolin e botuar nga gazeta Izvestia, kur Fan Noli shkoi në Moskë për të marrë pjesë në një kongres të Internacionales Komuniste”…
Nuk po e shkruajmë të plotë letrën, pasi është me vend të lexohet libri, por intriga e Konicës është vërtetë shembullore për ta futur Nolin në një të papëlqyer për instutucionet amerikane. Por si reaguan autoritetet amerikane ndaj këtij raporti?
Shefit të sektorit të Lindjes së Afërme, Murray, i bëri përshtypje orvatja e Faikut për të fshehur emrin. Murray nisi të dyshojë dhe kërkoi të hidhej dritë mbi akuzat e ministrit kundër Nolit, për të parë nëse ato kishin ndonjë motiv tjetër. Ndërkohë, krejt çështja i kaloi për shqyrtim sektorit të vizave, i cili mblodhi informacione nga legatat amerikane në Evropë. Në librin e Ikonomit sillen të gjitha verifikimet dhe në fund, mbi bazën e të dhënëve të grumbulluara, sektori i vizave arrinte në përfundimin se Fan Noli NUK ISHTE PERSON QË NUK MUND TE PRANOHEJ NË SHTETET E BASHKUARA!
Pastaj historinë e dimë, Fan Noli qëndroi e jetoi në Shtetet e Bashkuara deri në ditët e fundit të jetës së tij.
E vërteta dhe historia përsëriten në mënyra të ndryshme, me njërëz të ndryshëm, në kohë të ndryshme, por sjellja ndaj tyre në vende në demokraci ka një rregull dhe një strukturë të pacënueshme, për të parë të vërtetën dhe për të shmangur inatet dhe hakmarrjet personale. Duket qartë që Sali Berisha këtë ose nuk e di, ose bën sikur nuk e di, duke përfituar nga të paditurit dhe të palexuarit.
Shyqyr qe na I hape syte ti ne njerezve te paditur e te palexuar.... Ke krahasuar dyshen e sotme politike me dy figura te ndritura te kombit tone dhe kjo verejtje flet sa per gjithcka. Saliu eshte Noli ne kete rast (si ish anetar i PPSh alias partia socialiste e Sh), ndersa Rama Konica ...... Sa per politiken e jashtme amerikane informohu me mire per konfliktet e medhaja boterore ne 100 vitet e fundit, shkaqet dhe pasojat, dhe do ta kesh me te qarte si sillet demokracia me e madhe ne bote. Te fala puljezit dhe puna mbare po ne te mire te shqiptareve ama, jo vec ne te miren tuaj. Komentin po e ripublikoj te Mero se aty te ju jeni te rrepte me censure. Si ne kohen e xhaxhi mutit.
Nemesis - goje bythe .
Nemesis, idiot, trushpelare ,helmin qe nxjerr nga goja ben mire ta mbash brenda vetes te mos qelbesh te tjeret.
Kur te ngopesh fshiji buzet
Me mire goje bythe se idiot barkderr
Po ore po, lexoje shkrimin e kesaj gazetareje te nderuar si e ke surratin
Tek Mero të paktën komenton e thua çfarë mendon; tek Bolino “perëndimori” s’ka mendim, veç “signor si”.
Librin qe ka shkruar Ilir Ikonomi, mund ta lexosh edhe ti Nemesis. Eshte nje permbledhje FAKTESH te viteve 1920-30,kur gruaja e puliezit as kishte lindur akoma...o i zi. Pastaj, je i/e lire te tregosh gjithe mjerimin tend te brendshem, pa u nxituar.
Gruaja e puliezit ben krahasimin ndaj i drejtohem asaj dhe sa per ty: Mjerimin tim te brendshem ta uroj ty dhe te gjithe shqiptareve te tjere qe ne jete drejtohen nga urrejtja ndaj te tjereve qe ne fakt eshte urrejtje ndaj vetes.
Shumë nga ne e kemi menduar Konicën burrë të mençur dhe patriot. Paska qënë përçarës, shpifës, gënjeshtar. E kishte mirë ai Enveri, i njihte këta sharlatanë, me dhëmbë e dhëmballë.
Asnjehere nuk me ka pelqyer Konica, as si shkrimtar! Noli perveç veprave te fuqishme per nga Atdhetarizmi i la Shqiperise nje Kishe Autoqefale….
Me pak fjale saliu e quan veten Fan Noli.O zot i madh sikur Noli te ngrihej nga varri.....
Noli turk thot Faiku ,,,haha ,,,Noli ,,Theofan Mavromati ,,grek ,,dhe Faik Bej Konica turk ,,,,Saliu ,,turk boshnjak ,,,
S'i ndahet larva mollës , veç me gurkali .
Faik turku i thoshte Nolit je....nje turk!? Hahahaha Keta njethundrake turkoshqipfoles nder shekuj kane pas nje fytyre: te pabese! Amerika edhe pse turku faik hodhi balt mbi Nolin nuk e hodhi posht.
E shemtuar por dhe e vertete. Ne fund te fundit Noki pati nje simpati pa frena per bolshevizmin ne nje pjese te mire te jetes se tije.
Noli nuk pati simpati per bolshevizmin, por ai pa tek reforma agrare ne Rusise nje shembull qe mund te aplikohej edhe ne Shqiperi per te dale nga kthetrat e feudalizmit, sistem te cilin e mbronin bejleret e agallaret, ofiqare te ish pushtuesve osmane te cilet kishin rrembyer te gjitha trojet e vendit, ndersa fshatari ishte nje bujkrob i skllaveruar.
Komunizmi një sëmundje e madhe, por limd pyetja: ato pak të drejtë që u shpërndanë a do ishin sot pa atë epokë?
Historia verteton qe nder shekuj ne Shqiptarrt nuk shikojme si te behemi bashke per te miren e vendit, por shikojme si te rrime ne pushtet vete dhe te groposin kundershtarin politik. TURP
Ka "momente" kur, në shtratin e vdekjes së gazetarisë, Agime Malltezi ose myzeqarja e Karllo Leçjanit mund të deklarojë: “Për fatin tim të mirë, nuk më kuptuan!”
histori shume demethenese, ku e gjej librin e z. ikonomi?
EDHE CAMERIT ME TE MIRE FAIK E MEHMET KONICA PASKAN QENE ZAGARE, INTRIGANT, SHPIFES, SPIUNA E TE SHITUR. NATYRSHEM LIND PYETJA, PO CAMERIT E TJERE SI DO JEN? ME SA DUKET KA PASUR TE DREJTE ISH KRYETARI I GJYKATES VLORES QE DEKLAROI PUBLIKISHT. CAMI ME I MIRE DUHET VARUR NE SHESH TE FLAMURIT.
Kjo tregon qarte se cfare brumi jemi ne shqipetaret.Ne nuk duam njeri tjetrin presim te na doje bota e thjeshte apo jo cdo koment per mua eshte i kote tani do lexojme shfajsimet e pordhe pa fund por asgje nuk ndryshon ne mbetemi shqipetare.
Nji prift ortodoks, kuqalosh e bolshevik, feja e terhoqi dhe shkoi e vizitoi sovjetet, pastaj shqiptaret e perzune, e ne funde anglishtja e zoteruar, e terhoqi te shkoi ne Amerik, nje i corientuar i Shqiptarizmes, merret si model i atdhetarit, Kur kemi tane ata prifta katolik, qe i qendruan balle per balle Enver tradhtarit.
Konomi nje gjakdhjere ....per leke ben cdo gje ...nuk njeh as nder as hir e as pahir ....