Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë.

26 Maj 2025, 17:53Blog TEMA
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë

Nga Minella Aleksi

Janë role me qëllime primare të dallueshme, me përgjegjësi dhe konsiderata etike të ndryshme. Është shumë e vërtetë që një mjek i aftë dhe i përkushtuar nuk bëhet automatikisht një politikan i mirë. Shëmbullin më demostrativ e shikojmë dhe e dëgjojmë prej 35 vjetësh. Koleg i nderuar, ty nuk të lanë në baltë votuesit. Përkundrazi, ata të respektuan me mëndje dhe të deshën me zemër, sepse ti tregove gjatë pandemisë që me mëndje i respektove dhe me zemër i deshe.

Tregove që ishe në lartësinë e funksionit të mjekut. Ti nuk kurove sëmundjen, u kujdese dhe shërove njeriun e sëmurë. Ty të la në baltë, madje të përdhosi partia jote. Edhe sa herë të tjera pret ti që të gënjehesh prej saj?. Ti intelektualisht nuk je as Luli, as kolegu Flamuri, as Belindi, as Jozefina, as Paloka, etj, etj..

Ti ishe një zë serioz, i mirëpritur dhe i dashur gjatë pandemisë, ndryshe nga disa të tjerë mjekë që sot në mëndjet e njerëzve janë harruar. Në kuadrin e zgjedhjeve për deputet besoj e bën një dallim shumë të madh. Dikur kur tragjikomiku, Luli i partisë, rinumëronte votat dhe autoriteti shpirtëror më i madh i shqiptarëve i kërkoi që të tërhiqej nga ajo lojë qesharake, ai nuk e dëgjoi atë por zbatoi urdhërin e njeriut tek i cili ishte peng. Njerëzit regjistrojnë dhe t'a japin reston për aq sa peshon. Krahaso votat e Lulit sot me numrin e votave që të dhanë zemrat dhe mëndjet e votuesve. Mos i zhgënje dashamirësit.

Ngrihu mbi veten, kapërceje “egon-Unin” dhe falëndroji thellë nga zëmra për besimin që të dhanë. Ngrihu në lartësinë e njeriut me dinjitet jo të nëpërkëmbur, por me atë respekt që e meriton. Ka vetëm një mënyrë për të gjetëur veten dhe të vërtetën brënda vetes. Të vërtetën që të “armatos” me kurajon e nevojshme për t'ja pranuar vetes dhe t'ua thuash të tjerëve me zë të lartë që, ti nuk je si ata. Mbaje mirë parasysh ti dhe të tjerë si ty. Nëse do të të japë dhuratë Belindi e Flamuri poltronin e deputetit me numërime si të Lulit, dije mirë se ke për të qënë dy herë peng i kryetarit të partisë, i dhjerë por krenar.. Ashtu si janë gjithë të tjerët në të dyja partitë, pengje të kryetarëve.

Që nga momenti kur ti dhe të tjerët si ty pranuat që ti nënshtroheni mashtrimit të Berishës me Primaret ju “vratë të vërtetën”, dorëzuat si të pavlerë integritetin tuaj moral përballë Berishës. Më vjen keq kur të shoh që nuk ke nxjerrë ndonjë mësim nga fushatat zgjedhore të kolegut tënd Kosova dhe të Këlliçit, në duart e të cilit Berisha ka lënë fatin tënd politik. Integriteti personal, triumfi mbi veten për të vërtetën, është më e vlefshme sesa fitorja që kalon nëpër “ferrin berishian” për një karrige deputeti.

Njerëzit vazhdojnë të të vlerësojnë por nuk të duan që t'u jargavitesh atyre që sot të shikojnë dhe të qeshin, nga pozicioni si deputet prej listave të mbyllura. Mos harro, historikisht mjeku ka qënë njeri me status të lartë në shoqëri. Për rolin jetësor në mbarëvajtje të shoqërisë dhe devotshmërinë me të cilën e ka kryer atë rol. Ky është momenti kur siç e thotë fjala e urtë popullore: me njoh veten është urtësi, me qeveris veten është trimëri. Dhe trimëria është si shkrepsja, hyn në punë vetëm një herë. Historia nuk vlerëson heshtjen, zvarritjen, përkundrazi.

5 Komente

  1. L
    Lul brava

    Ku kupton ky. Ky do te rrijë pas Saliut, deti në vdekje.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emiri

      Djale(dele) i mire, i edukuar, por pak kaqol në marrje me politike. Ik more doktor se tiransit nuk jane per politike. Kush te ndjek mbrapa ty me ate lloj ftohtesie dhe miresjellja kur flet. Shqiperia do ca si Berisha dhe Edi Rama. Këta jemi ne shqiptaret, nuk behemi ndryshe. Duhet te na "besh" nënën, te te themi baba.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        As mish as peshk ose si thot populli as te q. as te leshon

        Përgjigjjuni
        1. x
          xoni

          Sali non gratës vetëm plerat dhe shpellarët i shkojnë pas prandaj ky Alibaba nuk meriton aspak respekt.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aktivist VRENOZI

            Doktor Ilir Alimemuti mund e duket se eshre doktor i mire , po per politike eshte nje tug mut ne qese plasmasi qe kundermon . Kur me thone qe eshte e ardhmja e P D me vjen per te dhiere , nje cope mish me dy sy qe edhe ne paraqitje te le pershtypjen e nje idioti te pa dobishem , qe medemek kemi figura te reja . Mendoje ne krye te dhjertores e shikoje se sa i binden psh Flamuti , Paloka apo jevgu Kerrici , nje tog mut , nje cope mish me dy sy qe as te qin e as te leshon .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje