Plumba dhe shpërthime, dalin pamjet e përleshjes së ushtrisë izraelite dhe Hamasit në një shkollë

10 Dhjetor 2023, 09:14Bota TEMA
Plumba dhe shpërthime, dalin pamjet e përleshjes së ushtrisë

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë publikuar një video të një përleshje të armatosur me militantët e Hamasit brenda ambienteve të një shkolle në Gaza.

Të shtëna pa fund dhe shpërthime mund të dëgjohen në video, që sjell momente të frikshme të luftës që po zhvillohet prej 7 tetorit në enklavë.

Në video shihen trupat izraelite, që kontrollojnë imtësisht shkollën, dhe më pas zbulojnë një tunel të fshehtë që lidhej me një xhami.

Autoritetet izraelite prej nisjes së luftimeve kanë akuzuar Hamasit se është duke përdorur struktura civilës, shkolla, spitale e objekte kulti, për t’u fshehur dhe për të sulmuar prej aty.

Lini një Përgjigje