Tërmet i fortë në Afganistan, dyshohet për qindra të vdekur

1 Shtator 2025, 08:22Bota TEMA
Tërmet i fortë në Afganistan, dyshohet për qindra të

 Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter Ka goditur Afganistanin.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka shembur dhjetëra ndërtesa duke bërë që autoritetet të dyshojnë për qindra viktima.

Paraprakisht raportohen 20 humbje jete dhe dhjetëra të plagosur, teksa ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Epiqendra e tërmetit ishte 27 km larg nga Jalalabad, qyteti i pestë më i madh i vendit, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në provincat Nangarhar dhe Kunar.

Qeveria e talebanëve ka kërkuar ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës për shkak të zonës së gjerë që ka goditur tërmeti.

Lini një Përgjigje