Një sulm me armë ka ndodhur në një shkollë katolike në Minneapolis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave amerikane, sulmi ka ndodhur në shkollën Katolike Annunciation, rreth orës 15:30, sipas orës tonë lokale.
Të paktën 6 persona persona raportohen të plagosur dhe 1 tjetër i vrarë, megjithëse informacione janë ende në fazë paraprake.
Sipas autoriteteve amerikane, autori i të shtënave me armë është neutralizuar.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe ambulanca.
Lini një Përgjigje