Witkoff: Sot do të mbahet një takim i rëndësishëm për Gazën në Shtëpinë e Bardhë

27 Gusht 2025, 16:24Bota TEMA
Witkoff: Sot do të mbahet një takim i rëndësishëm

Shtëpia e Bardhë është vendi ku sot të mbahet një takim i rëndësishëm për luftën në Rripin e Gazës. I dërguari special i SHBA, Steve Witkoff, ka deklaruar se takimi do të udhëhiqet nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili edhe më herët ka kritikuar luftën në Gaza.

“Do të kemi një takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga presidenti, dhe po zhvillojmë një plan shumë gjithëpërfshirës për të nesërmen, në territorin palestinez që është shkatërruar nga lufta për gati dy vjet”, tha ai në një intervistë për Fox Neës.

Kujtojmë se kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, deklaroi dy ditë më parë kur u sulmua spitali Nasser në Gaza, se kjo luftë duhet të marrë fund.

“Nuk jam i kënaqur me këtë. Nuk dua ta shoh. Në të njëjtën kohë, duhet t’i japim fund atij makthi”, tha Trump.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pretendon se Irani po përgatit një raketë balistike ndërkontinentale e cila mund të mbajë koka bërthamore që mund të godasin Evropën dhe SHBA-në.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    hy copa e mishit!!nuk e di se kush ja ka mbushur mëndjen këtij idiotit të merret me dipllomaci??më duket se dhe ky e di që është koqe por paraja ja prish mëndjen!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje