Sulm me thikë dhe çekiç pranë Kullës Eifel, 1 i vdekur e 2 të plagosur

3 Dhjetor 2023, 09:21Bota TEMA
Sulm me thikë dhe çekiç pranë Kullës Eifel, 1 i

Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit. Sulmi ndodhi në Quai de Grenelle, pranë Kullës Eifel, pak para orës 21:00 me orën lokale të së shtunës. Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman.

Një shtetas francez 26-vjeçar është arrestuar, i cili dyshohet  e ndërsa ndaj tij ka nisur një hetim antiterrori.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se viktima, i lindur në vitin 1999, ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje. Ai tha se jeta e gruas u shpëtua nga ndërhyrja e një shoferi taksie.

Pas sulmit i dyshuari iku përmes një ure aty pranë që përshkon lumin Seine, ku dhe sulmoi dy persona të tjerë, duke goditur njërin në sy me çekiç. Dy personat e plagosur - një francez rreth 60 vjeç dhe një turist i huaj - u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, dhe asnjëri nuk paraqet rrezik për jetën.

Nga sa është mësuar, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

1 Komente

  1. N
    Ndali islamin e dhunshem

    Pratikimi i islamit të dhunshem, që krijon urrejtje kunde njerzeve dhe grave, duhët të ndalohet me ligjë.

    Lini një Përgjigje