Tërmet politik në Gjermani

7 Nëntor 2024, 09:09Bota TEMA
Tërmet politik në Gjermani

Koalicioni qeverisës gjerman është shembur. Kancelari Olaf Scholz, i Social Demokratëve (SPD) ka shkarkuar Ministrin e Financave Christian Lindner të Liberalëve (FDP).

"Sapo i kërkova Presidentit shkarkimin e Ministrit të Financave. E shoh të domosdoshme këtë hap për të shmangur dëmin ndaj vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri funksionale, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë", njoftoi kancelari gjerman Olaf Scholz, të mërkurën në mbrëmje, se koalicioni tripartiak i qendrës së majtë në Gjermani dështoi dhe se e kishte shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner.

Kancelari 66-vjeçar socialdemokrat nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj zëvendëskancelarit 45-vjeçar nga partia liberale. Ai e akuzoi për sjellje të papërgjegjshme, duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Gjermania.

"Lindner ka thyer besimin tim shumë herë. Nuk ka më bazë besimi për bashkëpunim të mëtejshëm. Udhëheqësi i FDP është më shumë i shqetësuar për klientelën e tij dhe mbijetesën e partisë së tij", vuri në dukje Scholz.

Pas shkarkimit të ministrit të tyre, liberalët bënë të ditur se do t'i tërheqin edhe ministrat e tjerë nga koalicioni. Kryetari i grupit parlamentar, Christian Dürr, njoftoi në Berlin se ministrat e FDP-së do të paraqesin dorëheqjen e tyre kolektivisht te presidenti. Me këtë veprim, FDP i dha fund koalicionit trepalësh të qendrës së majtë. Dürr tha se tani duhet ta vendosin zgjedhësit se cilin drejtim duhet të marrë vendi, por premtoi se për periudhën e mbetur, FDP do të vazhdojë të jetë konstruktive në Bundestag dhe do të bashkëpunojë me të gjitha grupet parlamentare demokratike.

7 Komente

  1. .
    .

    Ishte ceshtje kohe. Nje koalicion i deshtuar.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deutsche Albaner????????????????

      Leck mich am Penis, dan wird besser.

      Përgjigjjuni
    2. ?
      ???

      Qeveria me e keqe qe ka pas Gjermania.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Iken dhe Gjermanet per lesh trapi.I filloi disheza qe me kurven Merkel.Tani do thone e ka fajin Trumpi.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???

          Edhe Putini.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Evropa Kurva Plake me pamjen e shalethates Von Der

          Si kane pranuar gjermanet nje kar-celar me surrat down, pa lere sesa i mencur (rrote kari) qe eshte. Koalicione te arnuara vetem per te mos e leshuar pushtetin dhe ja perfunmdimi.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Duhen zhdukur nga drejtimi i qeverive te gjithe te majtet,sepse ato jane kanceri i botes.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje