Për herë të parë në historinë e saj, Partia Komuniste e Kinës ka tejkaluar kufirin prej 100 milionë anëtarësh, sipas të dhënave të publikuara zyrtarisht sot nga autoritetet kineze.
Krahasuar me vitin 2014, kur partia kishte rreth 87.8 milionë anëtarë, rritja është gati 15% në një dekadë. Vetëm në vitin 2021, anëtarësimi u rrit me 3.7%, një tregues i rritjes së intensitetit të përfshirjes politike në periudha kyçe për vendin, përfshirë protestat në Hong Kong dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Anëtarësimi në PKK shihet gjithnjë e më shumë si një aset për avancim profesional, veçanërisht për ata që synojnë pozicione në administratën shtetërore, ku përkatësia partiake shpesh është kusht i domosdoshëm. Kjo ka nxitur një numër të madh aplikimesh nga të rinjtë profesionistë dhe punonjës të sektorit publik.
Zyrtarët e partisë kanë theksuar se rritja e anëtarësisë nuk është vetëm statistikore, por edhe dëshmi e legjitimitetit dhe ndikimit të saj në jetën politike e shoqërore të vendit.
Përveç përfitimeve, anëtarët pritet të respektojnë disiplinën e rreptë të partisë, të paguajnë kuotat dhe të jenë të gatshëm për të kontribuar në çështje të interesit publik, veçanërisht në kohë krizash.
Me kalimin e kësaj shifre simbolike, Partia Komuniste e Kinës përforcon pozicionin e saj si partia më e madhe politike në botë për nga numri i anëtarëve.
Se ku e kan komunizmin keta hajde merri vesh. Kur vjen puna per dajak nga partia aty po, jan te gjith te barabart. Por derrat jan me te barabart se kafshet e tjera
dhe partia e punës(PPSH)në fundin e saj kishte më shumë antarë se kurrë!!normalisht rritet pasuria para se të dhredhësh bishtin,kështu dhe me numrin e antarëve!!PPShistët tanë,nga 80 mijë që ishin,na u këthyen në të gjitha ngjyrat sa PPSh në atë kohë mbeti si "kokoshi një thelë",partia më e vogël!ndoshta ditët e XIsë janë në përfundim!!të shpresojmë!!"një gur e dy zogj" është thëjna e vjetër,por "si duken bathët",me gomarllëkun e putës 3 vjet më parë,do ndryshojë thënja!!"një gur e të gjithë sorrat"!!puta,irani me gjithë gjymtyrët e tij,kina!ndoshta do mbetet koreja si puna e kubës!thjesht për dordolec!!