10 ditët e krisjes së madhe: A po merr fund aleanca Trump-Musk

14 Prill 2025, 09:12Bota TEMA
10 ditët e krisjes së madhe: A po merr fund aleanca Trump-Musk

Muaji i mjaltit mes Donald Trump dhe Elon Musk duket se ka marrë fund.

Tarifat e reja të vendosura nga administrata amerikane jo vetëm që kanë ndezur një debat të ashpër mbi politikat tregtare, por edhe kanë zbuluar përçarje të thella mes presidentit amerikan dhe shefit të Teslas. Dyshja që dikur dukej e pathyeshme, sot ndodhet në një krizë të hapur.

Përkundër rolit të tij si një ndër mbështetësit më të zëshëm të politikave inovative dhe industriale të Trump, Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj tarifave të vendosura ndaj Kinës – një partner thelbësor për kompanitë e tij. Musk, në përpjekje për të ndaluar këto masa, iu drejtua Trumpit me një apel personal, por përpjekja e tij hasi në vesh të shurdhër.

Edhe pas pezullimit 90-ditor të tarifave, marrëdhënia mes tyre nuk u përmirësua. Në vend të një zbutjeje të toneve, Musk u bë edhe më i drejtpërdrejtë në kritikat e tij. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Kongresin e Ligës, ai shprehu hapur dëshirën për një zonë të tregtisë së lirë mes SHBA-së dhe Evropës, duke sugjeruar se tarifat nuk janë rruga drejt së ardhmes.

Duke mos u mjaftuar me kritika të përgjithshme, Musk identifikoi fajtorin kryesor sipas tij: Peter Navarro, këshilltari ekonomik i Trump-it dhe arkitekti i tarifave. Me gjuhën karakteristike të tij, Musk e quajti Navarron “më budalla se një thes me tulla” dhe i vuri nofkën sarkastike “Peter i vonuari”.
Ndërkohë, edhe vëllai i Musk-ut, Kimball, pjesë e bordit të Tesla-s, e quajti këtë politikë “një taksë të përhershme për konsumatorët amerikanë” dhe ndërhyrje të padrejtë në tregun e lirë.

Por ndoshta sinjali më i qartë i një ndarjeje të pashmangshme erdhi pas zgjedhjeve në Gjykatën e Lartë në Wiscons, ku kandidati republikan, i mbështetur nga Musk, humbi. Ky rezultat ndezi një stuhi kritikash në rrethin e Trump-it, që e pa mbështetjen e Musk-ut si më shumë pengesë sesa ndihmë.

Nga ana tjetër, Musk nuk po e fsheh më zhgënjimin e tij. Presidenti që dikur premtonte një epokë të re të artë, po perceptohet tani nga Musk si një lider që po e çon ekonominë drejt recesionit.

Corriere della Sera

11 Komente

  1. E
    Edi Berisha

    ...po gezohen gorot....se kjo ka lidhje me Shqiperine....lol

    Përgjigjjuni
    1. P
      POkarTUS

      Elion MUtsk, prit se ske pare gje akoma. Shko tako Muçin Diplomatin Prozator, çoç di ai se ku do te shkoje perpara "vendi tone". Fol njehere me ate dhe te gjithe gomeret qe hymnizojne POTUS Trap-in

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dhë Pështan Tribune

      Poeti i talentuar i Enverit, Ymer Peshtan Baze ka zbuluar se java ne Shqiperi nuk ka 7 dite por 6. Mungon e Marta. Vete NaltKukullesia e tij Don Peder Asta i Surrelit e hoqi nga java si dite ters. Shkak per kete u be 'sherri' i Musk me Trump, te cilet incidentalisht kishin aplikuar njekohesisht diten e marte, per te marre pasaporten Surrelopiane te Edvinit. Gjthsh te martave, ska fluturime te Turkish Airline per Surreland (!). Sipas sondazhistit Cifteli Zogaj, Kina ishte i pari shtet qe pranoi zyrtarisht javen fatsjellese te Don Peder Astes. Kjo levizje e Don Peder Rames dermoi perfundimisht Imperializmin Amerikan - perfundon ne zbulimin trondites te tij Ymeri qe ben vjersha te mrekullueshme ndjenjesoreper xhaxhin Enver

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

        POTUS i jone te gjitha levizjet ne ekonomi i ka levizje gjeniale shahu qe do ta cojne ekonomine tone drejt lulezimit, Musk e di qe Trump eshte kollos ne fushen e ekonomise, ndofta priret per momentin nga disa fluksasione te tregut apo te burses por ne fund e di qe shpetimi dhe lulezimi i ekonomise amerikane ka vetem nje emer Donald Trump

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mustafahh The American

          Hahahaha ekonomia e Mustafahut. Mustafahhhhh Amerikoni

          Përgjigjjuni
          1. T
            The Mustafahhh the Islamic

            Kollosi 2 miliarde sa Saimir Mane, Elon Musk 300 miliarde dollare. Ooooooooo Mustafahhhhhhhhh. Te ishte kollos ky loqja do ishte me i pasur nga Musk. Kollozi thuaj

            Përgjigjjuni
          2. P
            Prozator karnaval

            o Mustaf Xhepa o rrot kari

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              i madhërishmi portokalli,ose don 47ta,e tha që në fjalimin e inaugurimit,ku merte pjesë dhe elona ketamina"amerikanët nuk duhet të jenë të detyruar të blejnë ato makina të qelbura elektrike"!por ketamina si gjithë të tjerët kujtoi se 47ta ishte akoma në fushatë elektorale!!

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opionisti

                E para njeheere duhete behete zgjedhje per tarifa me udher nga gjykata kushetuese amerikane dhe date dhe te hetohete tarfa dhe komisjoni zghedhore rusia ka vendosur racisem ndaj shqiperise dhe lufte kosova dhe shqiperia te bashkohete dhe te ulete tavoline te behete ligje premtime dhe reforma ndermarje shteterore puplike vullnetare kumunitare referdume zgjedhje te perpbashke

                Përgjigjjuni
                1. '
                  ''''

                  o Opinionist analfabet, ti sdi shqip del jep dhe mend. Sa per "krisjen" Musk me Trump mos u eksitoni shume se asgje sdo ndodhi.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cinxo

                    hmmm , eshte "Opionist", jo "Opinionist"

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje