27-vjeçarja italo-shqiptare vret veten në burg, letra prekëse e gjyqtarit që e dënoi: Është edhe faji im, dështova me të

10 Gusht 2022, 10:27Bota TEMA

27-vjeçarja italo-shqiptare vret veten në burg, letra prekëse e

Donatella Hodo është kthyer në lajmin kryesor në Itali këto ditët e fundit.

27-vjeçarja italo-shqiptare vrau veten në burg, pasi ishte dënuar për vjedhje.

Ajo ishte e varur nga droga dhe gjashtë vitet e fundit të jetës së saj i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë, pasi ishte ndaluar disa herë për vjedhje.

Gjyqtari Vincenzo Semeraro, që merrej me çështjen e saj, ka prekur Italinë ndërkohë, me rrëfimin e tij.

Ai thotë se në këtë rast dështoi sistemi, duke nisur nga ai vetë, që nuk arriti dot ta shpëtonte 27-vjeçaren.

“Pyes veten çfarë mund të kisha bërë më shumë për të? Nuk e kuptova që gjëndja e Donatellas ishte kaq e rëndë”, shprehet ai.

“Jemi njerëz në radhë të parë dhe pastaj gjykatës.

Dhe unë, si gjyqtar, por sidomos si njeri, e ndjej se kam dështuar, pasi një vajzë 27 vjeç, me të cilën merresha që prej vitit 2016, vrau veten”, shprehet Semeraro në një letër, e cila u lexua në funeralin e së ndjerës.

“Me rastin e saj ka dështuar sistemi dhe unë jam pjesë e këtij sistemi, pasi e ndiqja atë prej 6 vitesh”, vijon ai.

“Ndoshta burgu nuk është për vajzat, pasi ndryshe nga meshkujt, ato janë më të ndjeshme. Ndoshta duhet të gjejmë një mënyrë tjetër dënimi”, thotë gjyqtari.

Pas funeralit, ai u takua me babain e vajzës.

“U përqafuam dhe qamë të dy bashkë.

Të dy ndiheshim fajtorë për vdekjen e saj, unë si gjyqtar e ai si prind.

Ishte prekëse, por ai më falenderoi dhe tha se e bija fliste për mua si për një baba të dytë. Më drithëroi”, përfundon gjyqtari, që ka folur për Corriere.it.

(TemA)

8 Komente

  1. A
    Agim Anastasi

    Ti si gjygjtar je teper naiv. Akoma nuk ke kuptuar se sistemi ku jeton, me ligjet qe te ka mesuar , quan vjedhes ate qe mere nje cope djath ,sallam apo buke. Kur nje njeri nuk ka dicka do beje . Do te mbijetoi. Por ligji qe ti zoti gjykates te kane mesuar ne uni, nuk flete per ata qe spekullojne me tatimin, qe fitojne pa trasparence me firrma fantazem. Keta jane hajdutet e vertete i nderuar gjykates. Nuk i duhen kujte lotet. Nje vajze aty ne nje artikull me larte thote se nuk me takojne mua ato 4 milirde nuk i mare . Jo vogelushe meri. Dije qe te gjithe ata qe kane nuk ju takojne. Me pune nuk behen vec me spekullim. Tek vjedhin te gjithe pse une jo. Bile do te jeme dhe i nderuar.

    1. P
      Poli

      Pavarësisht dënimit të gjyqtarit që s'ka kuptim duke marrë në qafë jetë njerëzish (në një vend ku Mafia bën kërdinë e nuk ndëshkohet) të bën përshtypje pendimi i tij që përlotet dhe i kërkon ndjesë të atit. Imagjino kolegët e tij në Shqipëri: barkëderrat dhe barkëderret e fryra në korrupsion dhe lekë që sa njerëz kanë marrë në qafë padrejtësisht duek i bërë dhe të vrasin veten në komisariate dhe janë si derra që zhyten në llucë dhe janë të kënaqur në pisllëkun e tyre moral duke mos pasur asgjë njerëzore dhe humane në trurin e tyre të tkurrur.

      1. U
        Uran Marku

        Gjyqtar qyqar , se mbrojti dot , ja futi kur iu dha mundesia , dhe pastaj qau me te jatin per humbjen e jetes .....ma thoni se si mund ta deshifrosh kete ?? Ku fillon ndihma dhe ku mbaron .....

        1. v
          vang

          AI THOTE; Eka fajin sistemi. NJE I VARUR nga droga nuk eshte fajtor i ndergjegjshem.Ajo duhej ndihmuar te shkonte ne grupet e intoksikimit por duhej bindur. As familja nuk e bindi as drejtesia nuk e beri tamam punen e saj. Vaza ne burg,ne kthjelltesine e saj u ndie keq sepse as aty brenda nuk u gjend njeri ta ndihmonte.Te gjithe jemi prinder dhe ndonje nga femijet tane ka kaluar situata te ngjajshme ..Prindi dhe shoqeria duhet ti ndihmojne,duhet te bejne te pamunduren ta shprtojne femine e tyre nga droga dhe alkoli..

          1. G
            Goni

            Na hapet barkun o shqiptare kur beni sikur ju dogj shpirtinper te , ska jave mos te degjojme per shqiptare qe vrasin grate pa llogaritur ata kafshet i i marrin dhe i cojne te prostituojne me zor po e theksoj me zor se nuk dua ti ngaterroj me ato qe e kane zgjedhje personale.

            1. S
              Shkodrani i tjetërsuar

              Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa e interpreton gjyqtari. Duhet analizuar ngjarja apo fenomeni z. Gjyqtar?! Ti e di, por i bishtnon qëllimisht. Ti e di që problemi janë drogat, të cilat krijojnë vartësi e hapin kapituj të errët. Gjyqtar, ti duhet të rrëfeje qëndrimin tënd për bosët e drogës dhe jo keqardhjen për individin në fjalë. Ju duhet tespjegoni pozicionin tuaj në këtë terren - A keni qenë një vartës i bosëve apo gjuajtës i tyre. Rasti është një kokërr rërë dhe pikëllimi ndaj vajzës (edhe po ta besojmë te sinqertë ) nuk ndryshon asgjë.

              1. S
                Shkodrani i tjetërsuar

                Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa e interpreton gjyqtari. Duhet analizuar ngjarja apo fenomeni z. Gjyqtar?! Ti e di, por i bishtnon qëllimisht. Ti e di që problemi janë drogat, të cilat krijojnë vartësi e hapin kapituj të errët. Gjyqtar, ti duhet të rrëfeje qëndrimin tënd për bosët e drogës dhe jo keqardhjen për individin në fjalë. Ju duhet tespjegoni pozicionin tuaj në këtë terren - A keni qenë një vartës i bosëve apo gjuajtës i tyre. Rasti është një kokërr rërë dhe pikëllimi ndaj vajzës (edhe po ta besojmë te sinqertë ) nuk ndryshon asgjë.

                Lini një Përgjigje