Parashikimi i zymtë për Britaninë: Në janar, fatura e energjisë mund t’i tejkalojë 4 mijë paund

9 Gusht 2022, 22:10Bota TEMA

Parashikimi i zymtë për Britaninë: Në janar, fatura e

Ditë të vështira e presin Britaninë e Madhe. Sipas një parashikimi të zymtë të kompanisë analitike, Cornwall Insight, faturat e energjisë për një familje mesatare mund të arrijnë në 3582 paund në vit nga muaji tetor, nga 1971 që është sot, për t’u rritur më tej gjatë muajve në vazhdim, duke prekur vlerat e 4400 paundëve në prill të vitit të ardhshëm.

Në tetor të vitit 2021, një familje mesatare paguante 1277 paund në vit për energjinë elektrike.  rregullatori për energjinë në Britaninë e madhe, sipas eksperëve të Cornëall Isnisght do tëvendos që çmimi tavan për tre muaj nga fillimi i janarit të jetë 4266 paund,650 paund më shumë nga sa u parashikua javën e kaluar.

Çmimi i energjisë ka arritur majat muajt e fundit për shkak të rritjes së kostos së gazit natyror, pjesërisht si pasojë e luftës në Ukrainë. Kosto e jetesës janë kthyer në çështjen kyçe të garës për lidershipin konservator.

Kandidati për kreun e partisë dhe kryeministër, Rishi Sunak është zotuar të ofrojë mbështetje direkte për familjet për t’i ndihmuar të kalojnë atë që e quan dimër ekstremisht të vështire. Sakaq, rivalja e tij Liz Truss deri më tani i ka rezistuar premtimeve të ngjashme, por ka thënë se do të përqendrohet tek ulja e taksave.

Sunak tha se nëse do të zgjidhet do të zgjerojë paketën e mbështetjes së njoftuar më herët gjatë vitit, ku çdo familje I sigurohej 400 paund për faturat e energjisë, kurse ata me asistencë siguronin 650 paund.

Lini një Përgjigje