Paralajmërimi rus: Herët apo vonë Europa do kujtohet se po paguan faturën për Zelenskiyn

9 Gusht 2022, 18:49Bota TEMA

Paralajmërimi rus: Herët apo vonë Europa do kujtohet se po paguan

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar për gazetarët në Moskë se herët apo vonë, Europa do ta kuptojë nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy po vepron sinqerisht apo jo:

"Zelenskiy duhet të kuptojë se vendet europiane që po përpiqen të ndëshkojnë Rusinë, siç thonë ata, po paguajnë aktivisht për të. Vendet vetë po paguajnë faturën dhe qytetarët e tyre po e bëjnë këtë gjë. 

Herët apo vonë këto vende do të nisin të pyesin, “A po bën Zelenskiy çdo gjë si duhet, pse duhet që qytetarët tanë të paguajnë për kapriçiot e tij. Ukrainasit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë".

Nuk është e qartë se çfarë përfaqëson apo paralajmëron kjo deklaratë, por duket se një luftë që po zgjat dhe e cila përveç pretendimeve të caktuara diplomatike po humbet qëllimin, kostot do të nxjerrin krye. 

Më herët është vënë në dukje se Moska financon apo mbështet forca politike në Perëndim që janë kundër politikave kundër Rusisë, e që aktualisht mundet të faktorizohen në funksion të një politike sanksionesh që sa vjen e nuk justifikohet më.

2 Komente

  1. U
    USA

    Sa Rusllana do shesi Rusia per kapricot tuaja, qe jeni zaptues dhe gjakatar?

    1. a
      anti25642654censurë

      kurse juve po ju shkërdhen një putanë mashkull,dhe xhuxh bile!!

      Lini një Përgjigje