A e pushton dot Izraeli Turqinë? Ja si përgjigjet eksperti Hoti

2 Tetor 2024, 12:14Bota TEMA
A e pushton dot Izraeli Turqinë? Ja si përgjigjet eksperti Hoti

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti tha se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan me deklaratën se Izraeli do ushtojë edhe Turqinë ka luajtur me një retorikë që i përshtatet masave.

Sipas tij është absurde të mendohet se Izraeli mund të tentojë të pushtojë Turqinë, pasi as e ka si objektiv dhe as nuk mund ta sulmojë, pasi Turqia është aleat i NATO-s dhe ka një ushtri tepër të fuqishme.

“Erdogan ka përdorur një retorikë populiste që u përshtatet masave në lindjen e mesme, të botës arabe dhe masat, siç shprehet edhe Gustave le Bon në “Psikologjia e turmave” masat janë të ideologjizuara. Në këtë rast kanë pasur vështirësi edhe vendet arabe hera herës, qeveritë që kanë qëndrime disi më të ekuilibruara për të ruajtur vërshimin e masave.

Erdogan kërkon të josh nëpërmjet një retorike të niveleve populiste. Por do ishte një lloj absurditeti që Izraeli të pushtojë Turqinë. E para nuk e ka si objektiv, e dyta Turqia është aleat i NATO-s, është absurde që ta sulmojë Izraeli mik i Amerikës.

Tjetra, Turqia është një vend me 90 milionë banorë dhe ka një kult ushtarak që nga perandoria otomane. Izraeli gjithashtu e mban si rezervë në një moment të dytë për të normalizuar marrëdhënien me Turqinë që është një vend, sunit, por jo arab", tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

3 Komente

  1. p
    politika mashtrusve

    Nga filloka kjo hipotez se Izraeli do na sulmoka Turqin?????? Izraelit ne kte moment Turqia po i ben sherbimin me te madh pa qen nevoja te hap front te ri Izraaeli ! Kjo hipokrizi alla turka pre te mbuluar ate loj me dy porta qe po ben Turqia e Erdoganit nuk ka te kaluar !!!!! Raketat balestike qe nisen nga Irani per Izrail goditen me sukses dhe asgjesohen nga nje baz Izrqailite ne Turqi anti raketash e ska sherbim me te madh per Izraelin ,prandaj mos hani kte dyftyrsi

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni.

      N.q.s. Izraeli kerkon fshirjen e tij nga harta le t'a provoje me osmallinjte e rinj qe i udheheq Sulltan-Tahyp Erdogan.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Te gjithe fshataret apo maloket e papune jane bere ekspert.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje