
Një mocion mosbesimi u paraqit në muajin korrik në Parlamentin e Brukselit kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas të cilit dyshohet se qëndron Moska.
Organi ekzekutiv i BE-së, përmes njërit prej zëdhënësve të tij, Thomas Regnier, ka deklaruar se ishte pikërisht Rusia ajo që “manipuloi” tekstin për të kërkuar dorëheqjen e presidentes.
Il Fatto Quotidiano shkruan se mocioni, i cili më 10 korrik u rrëzua në seancën plenare në Strasburg me 360 vota kundër dhe 175 pro, ishte paraqitur nga eurodeputeti rumun, nënkryetar i grupit ECR, Gheorghe Piperea, dhe ishte nënshkruar nga 77 eurodeputetë të tjerë nga grupe të ndryshme të ekstremit të djathtë evropian.
“Prej kohësh po ndjekim operacionet ruse kundër BE-së dhe Presidentes së Komisionit. Verifikuesit e pavarur të fakteve i kanë identifikuar qartë këto operacione në kontekstin e mocionit të mosbesimit,” deklaroi Regnier.
Që atëherë, tre ditë para votimit, duke hapur debatin në sallë, Ursula von der Leyen tha se ai mocion “ishte firmosur nga miqtë e Putinit.”
“Janë lëvizje të ushqyera nga konspiracione dhe teoricienë të komplotit, që synojnë të polarizojnë shoqëritë tona, duke i mbushur me dezinformim,” ishin fjalët e saj.
Sot, megjithatë, zëdhënësi i Komisionit shkon më tej: në dritën e punës së verifikuesve të pavarur të fakteve, njofton zëdhënësi, ai mocion duhet të vendoset në kontekstin e “operacioneve ruse kundër BE-së dhe presidentes së saj,” që Brukseli “i ndjek prej kohësh.”
Ngjashem si kurthin qe Rusia pergatitit BE per te gjykuar luften e UCK, duke arrestuar e futur ne burg gjithe udheheqjen luftarake qe mbronte popullin shqiptar nga shfarrosja sllavo serbo ortodokse.
mos e rruni carin fare Putini per du muj do vdese nga kanqerizzzzzzzzzzzz
Meso si te shkruash ore idiot. Me duket se te paska kapur kanceri trurin dhe nuk te le, qe te shkruash qarte. Merru me shendetin tend dhe leri punet e te tjereve.
Il fatto quotidiano? I Marco Travagliato? Ma andate a FC. Paske marrë fund o Mero. Apo Merhum?