A ka fuqi Irani, të hakmerret ndaj SHBA?

23 Qershor 2025, 09:40Bota TEMA
A ka fuqi Irani, të hakmerret ndaj SHBA?

Nga Frank Gardner, BBC

Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për “pasoja të pafundme”. Por në raste të tilla rëndësi kanë veprat dhe tashmë kanë nisur diskutimet e nxehta brenda elitës politike të Iranit, se cila do të jetë kundërpërgjigja e tyre.

A do ta përshkallëzojnë konfliktin duke u hakmarrë kundër interesave të SHBA-ve, apo do të bëjnë siç u ka thënë presidenti Donald Trump, pra të bisedojnë, që në praktikë do të thotë t’i japin fund pasurimit të uraniumit në Iran?

Ky debat i brendshëm do të zhvillohet në një kohë kur shumë komandantë të lartë iranianë shikojnë “kokën” e tyre, duke u shqetësuar se mund të jenë shënjestra e radhës e sulmeve izraelite ose ndoshta kanë një spiun brenda tyre që i ka tradhtuar te Mossad-it, agjencia e spiunazhit të Izraelit.

Gjerësisht, për Iranin në këtë moment ka tre rrugë të ndryshme strategjike të hapura. Secila ka rrezikun e vet dhe pyetja që do të shtrohet më së shumti ka të bëjë me gjënë më të rëndësishme për Republikën Islamike: A do ia dalë të mbijetojë regjimi?

Hakmarrje e fortë dhe e shpejtë

Shumë prej tyre do kërkojnë për gjak. Irani do të përshkruhej vetëm me një fjalë për momentin: I poshtëruar. Fillimisht nga Izraeli ndërsa tani nga kombi që e quan “Satani i madh”, duke iu referuar Amerikës.

Prej dhjetë ditësh Irani vijon shkëmbimin e zjarrit me Izraelin, por kundërpërgjigja ndaj SHBA-ve sjell një rrezik të një niveli krejt të ri, jo vetëm për Iranin, por për të gjithë rajonin.

Teherani besohet se ka gjysmën e stokut origjinal të 3 mijë raketave, pas sulmeve me Izraelin. Në listën e saj janë rreth 20 baza ushtarake amerikane të cilat janë vendosur përgjatë Lindjes së Mesme.

Më e afërta është Flota e Pestë e Marinës Amerikane që është vendosur në Mina Salman, në Bahrein. Por Irani mund të ngurrojë të godasë një shtet fqinj në Gjirin Arab. Me shumë mundësi, mund të përdorë milicitë që mbështet në Irak dhe Siri për të sulmuar një nga bazat amerikane në At-Tanf, Ain Al-Asad ose Erbil.

Kur Trump urdhëroi vrasjen e liderit të Forcave Quds, Qassim Suleimani në vitin 2020, Irani u kundërpërgjigj duke shënjestruar personelin ushtarak amerikan në Irak, por dështoi të vriste njeri.

Irani mund të lëshojë “sulme në tufë” ndaj marinës amerikane duke përdorur dronë dhe torpedo të shpejta. Këtë gjë Marina e Gardës Revolucionare e ka praktikuar me vite.

Qëllimi është, gjithmonë nëse merret kjo rrugë, të mbingarkojnë mbrojtjen detare të SHBA-ve përmes numrit të madh të sulmuesve. Teherani mund të pyesë edhe aleatët në Jemen, Houthi-t, të rinisin sulmet mbi anijet perëndimore që kalojnë mes Oqeanit Indian dhe Detit të Kuq.

Ka edhe shënjestra ekonomike që mund të godasë Irani, por kjo do ta kthente në antagoniste te fqinjët e Gjirit Arab, që së fundmi kishin arritur një mënyrë për të jetuar me Republikën Islamike.

Goditja më e madhe dhe më dëmtuese do të ishte mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, aty ku çdo ditë kalojnë 20% e furnizimeve të botës me naftë. Këtë mund ta bëjë duke vendosur mina detare dhe duke krijuar rrezik vdekjeprurës si për anijet e marinave ushtarake edhe për ato tregtare.

Më pas vazhdojmë me hakerimet. Irani, bashkë me Korenë e Veriut, Rusinë dhe Kinë kanë një aftësi të sofistikuar për sulme kibernetike. Duke vendosur sisteme “malware” në rrjetet amerikane ose biznese, mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Kundërpërgjigje më vonë

Kjo do të thotë të pritet derisa tensionet aktuale të kenë rënë dhe të nisë një sulm befasues në një kohë që Irani e zgjedh, kur bazat amerikane të mos jenë në gatishmërinë maksimale.

Sulme të tilla mund të shënjestrojnë edhe misionet diplomatike, konsullore apo tregtare të SHBA-së. Madje mund të zgjerohen deri në vrasjen e individëve të caktuar.

Rreziku për Iranin në këtë rast do të ishte se do të rizgjonte sulme të reja amerikane në një kohë kur qytetarët e thjeshtë po i ktheheshin jetës normale.

Të mos hakmerren fare

Do duhej vetëpërmbajtje shumë e madhe nga Irani për ta tejkaluar këtë situatë. Mund të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe t’i ribashkohet negociatave me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se Ministri i Jashtëm i Iranit ka theksuar se nuk u larguan nga bisedimet, por ishin Izraeli dhe SHBA-ja që i shkatërruan ato.

Por rifillimi i negociatave SHBA-Iran në Muskat, Romë apo kudo tjetër, do të kishte kuptim vetëm nëse Irani do të ishte i gatshëm të pranonte linjën e kuqe që kërkojnë si SHBA-të ashtu edhe Izraeli. Kjo do të thotë se për të mbajtur programin civil bërthamor, Irani duhet të dërgojë të gjithë uraniumin jashtë vendit për pasurim.

Mosveprimi pas një goditjeje të tillë bën që regjimi iranian të duket i dobët, veçanërisht pas gjithë paralajmërimeve për pasoja të rënda nëse SHBA-të do të sulmonin. Në fund, ai mund të vendosë se rreziku i dobësimit të kontrollit mbi popullsinë e tij tejkalon koston e sulmeve të mëtejshme amerikane.

7 Komente

  1. B
    Boomerang

    Mbyllja e ngushtices se Hormuzit nga ana Iranit do ishte mbyllje goje e nje grusht hundeve per Ameriken e Izraelin bashke. Dhe hapje goje nderkombetare kunder Amerikes per prekjen e interesave te shume shteteve qe shkakton ajo mbyllje ngushtice ne rrafshin ekonomik.

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrataxhiu

      Irani te marre avokatet e saliut... ne France dhe Amerike, dhe keshtu i zgjidhin bashke te gjitha hallet. Ne Hormuz i leshon Izraeli nja dy... pordhe dhe aq eshte flota e Iranit, nuk ka nevoje Amerika te dergojne aeroplanmbajtese e gjuajtes.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Parruca

      Flota Iraniane eshte si flota shqiptare. Eshte si te thote Bom Begaj do mbyllim kanalin e Otrantos. Irani bente te fortin ne rajon per sa kohe Izraeli dhe Amerika nuk donin te ngaterroheshin. Por tani qe u hap loja, nqs Irani mbyll ngushticen e Hormuzit atehere flota Iraniane do shkaterrohet brenda dites.

      Përgjigjjuni
      1. a
        american23al

        Irani po vjen verdalle si pordha neper breke sepse u krekos shume ne fillim tani qe e mori pergjigjen nga America “ kercenon “ me hakmarrje.. Por a ka bythe te perballohet, sa per armet atomike qe rusia ja premtoje, te dyja bashke t’i fusin ne bythe dhe ti shikojne e enderrojne nqs do te marrin ndonje aventure le t’a provojne, jane mesuar te flasin me pederastet europiane .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Asnjë lloj hakmarrje nuk ka për të ardhur nga Irani. Kjo, thjesht për faktin se diktaturat dhe diktatorët primar kanë pushtetin, për t'a vije e kuqe është vetëm rreziku që do t'i largonte nga pushteti. Për Iranin tani është momenti që çdo sulm hakmarrës ta shtyjnë për një kohë të mëvonshme, me arsyetimin "se armiqtë janë aq barbar sa nuk do të kursenin jetën e shtrenjtë të popullit paqedashës iranian". Pra, justifikime diktatorësh të njohura edhe nga fëmijët e shkollave elementare. Ndonse Irani është një diktaturë fetare, ideologjike dhe si e tillë mund të pritet një reagim më i ashpër, në fund të fundit diktaturë është, do ruaj sundimin e saj.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Persiseni

            Iraku , siria dhe tashti irani jane viktime e rusis, i fut ne loje duke i joshur ne fund i leshon ne goje te ujkut. Edhe irani ka fatin e dy te parave sa here e kysh merret me Rusin ky eshte fati i tyre. Shikoni Erdoganin sa i kujdesshem eshte ne marrdhenie me rusin se e din se po u lidh ngushte me ta e pret i njejti fat. Ora Irani eshte shume i forte rreth sahanit, ju futi rusi tash 5 shekuj rusi tallet me arabet e persianet, tashti i ka shkarravit per toke, foli trumpi me putinin mbas tri ditve i ra, prandaj iranianet jan te pjerdhun

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pesimisti

              Nuk e dimë se ç'do bëjë Irani , por një gjë është e qartë po nuk ke armë je i mbaruar. Të drejtat ndërkombëtare të shteteve të vendosura nga OKB-ja janë pordhë me rigon. Po ke fuqi për të vrarë vrit sa të mundesh, po s'e ke takatin mbyll gojën e mos ha m.. kot.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje