Ushtria izraelite bën me dije se gjatë orëve të fundit ka ndërmarrë sulme ndaj 6 aeroporteve në Iran ku ka shkatërruar mbi 15 avionë dhe pistat e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, IDF informon se aeroportet që u shënjestruan ishin në pjesën lindore dhe perëndimore të Iranit.
Sipas ushtrisë izraelite nga sulmet u shkatërruan avionë luftarake F-15 dhe F05, një avion mallrash dhe një helikopter Cobra.
Ndërkohë është ende e paqartë se kur këto sulme kanë ndodhur dhe nuk ka as një reagim nga Irani në lidhje me to.
Mos, po Taremi si do ja bej se ka ndeshje te forte Interi me River Plate?
Irani nuk perdor F-15 o gazetar,por F-14 qe jane shume te vjeter
Ca shteti eshte ky Irani, pa mbrojtje ajrore. Dhe Ramovici yne do thoshte qe dhe vendi I tij eshte ne I fuqishem se Irani
Irani është shtet i prapambetur që mburret kot. Zoti i ka dhënë naftën po ata e kanë mëndjen te lufta. Të ardhurat mesatare për frymë në Iran jane me pak se gjysma e të ardhurave në shqipëri.
filloj propaganda
Mire keto :sukseset" e Izraelit i morem vesh po per demet a ka ndonje informacion apo IDF ka vendosur censure ?