
Presidenti i Afrikë së Jugut, Cyril Ramaphosa, gjatë një fjalimi në Cape Toën, u shpreh se do të rishikohej politika për kuadrin rregullator për kërpin industrial dhe kanabisin.
Sipas Presidentit, kjo do të rriste potencialin e vendeve të punës, mbi më shumë se 130 mijë vende të reja pune.
“Ne do të rishikojmë politikën dhe kuadrin rregullator për kërpin industrial dhe kanabisin, i cili do të jetë një lajm i mirë për njerëzit tanë në Kepin Lindor dhe KëaZulu Natal, për të realizuar një potencial të madh për investime dhe krijimin e vendeve të punës. Tani ky produkt natyral, me të cilin njerëzit tanë kanë kultivuar dhe korrur për një sërë qëllimesh, do të industrializohe dhe nuk do të jetë më i kufizuar vetëm në procesin e tymit!”, tha ai.
Presidenti tha se, sektori ligjor i kërpit dhe kanabisit, ka potencialin për të krijuar më shumë se 130,000 vende të reja pune në Afrikën e Jugut. Këtu ai veçoi Lesoto, si një shembull i ndritshëm i një vendi që tashmë ka kapur mundësitë e mëdha të kultivimit të kanabisit.
“Fqinji ynë i afërt në Lesoto ka ecur përpara në industrializimin e kanabisit me hapa të mëdhenj dhe produktet që mund të nxirren nga kërpi dhe kanabisi janë shumë të kërkuara në mbarë botën. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë në mënyrë që të mund të çlirojmë energjinë e fermerëve tanë të zakonshëm në pjesë të ndryshme të vendit tonë',tha Ramaphosa.
Që prej Kofi anan dhe Obama, Afrika është zhytur sërish në sida, malarje, faminë emigracion, luftë civile, një kontinent që numëron 1.2 miliard njerëz dhe probleme