A po përgatitet Kuba për një sulm ndaj SHBA-ve? Axios: Ka siguruar mbi 300 dronë ushtarakë

17 Maj 2026, 15:40Bota TEMA
A po përgatitet Kuba për një sulm ndaj SHBA-ve? Axios: Ka

Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë një kërcënim të ri të mundshëm nga Kuba, pas raportimeve se Havana ka siguruar qindra dronë ushtarakë dhe po diskuton përdorimin e tyre kundër objektivave amerikane.

Sipas një raporti të publikuar nga Axios, duke cituar burime të inteligjencës amerikane, Kuba dyshohet se ka në dispozicion më shumë se 300 dronë ushtarakë. Raporti pretendon se autoritetet kubane kanë nisur diskutimet për përdorimin e tyre në sulme të mundshme ndaj bazës amerikane në Guantanamo Bay, anijeve ushtarake të SHBA-ve dhe madje edhe ndaj zonës së Key West në Florida, vetëm rreth 145 kilometra larg Havanës.

Sipas raportit, zhvillimet e fundit në teknologjinë e luftës me dronë, si dhe prania e këshilltarëve ushtarakë iranianë në Kubë, po rrisin shqetësimet e administratës Trump për sigurinë në rajon.

Reuters shkruan duke iu referuar këtij njoftimi, se këto informacione të inteligjencës mund të përdoren si bazë për masa të mëtejshme ushtarake ose strategjike nga ana e SHBA-ve.

2 Komente

  1. S
    Sefer Daja

    Lajme te rreme nga agjensi e para konspirative e dyta e pabesueshme, qe skane lidhje me realitetin. Kuba po vuan per bukes e gojes e per shume gjera te tjera.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      Mero qe boton kete lajm ; a i ke pire ilacet?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje