
Rusia do të konfiskojë asetet që i përkasin shteteve të Bashkimit Evropian të cilësuara si jomiqësore, nëse blloku “vjedh” fondet e ngrira ruse me synim që të financojë Ukrainën, tha një aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten se institucioni që ajo drejton po punon mbi një propozim që të merren disa nga përfitimet që rrjedhin nga asetet e ngrira shtetërore ruse për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin kur të përfundojë lufta.
Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës shtetërore, Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, tha se Moska do të kundërpërgjigjej në një mënyrë që do të ishte më e kushtueshme për bllokun nëse BE-ja ndërmerr veprime ndaj aseteve ruse, shumica prej të cilave mbahen në Belgjikë.
“Një numër i politikanëve evropianë, të udhëhequr nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, edhe një herë kanë nisur që të flasin për vjedhjen e fondeve e ngrira shtetërore ruse në mënyrë që të vazhdojnë militarizimin e Kievit”, tha Volodin, aleati i ngushtë i Putinit.
“Një vendim i tillë do të kërkonte një përgjigje simetrike nga Federata Ruse. Në atë rast, shumë më shumë asete që u përkasin shteve jomiqësore do të konfiskoheshin”, tha ai përmes një postimi në Telegram.
Von der Leyen tha të premten se vlera e aseteve ruse ishte 211 miliardë euro dhe rikujtoi se blloku ka vendosur që Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës.
Volodin tha se politikanët evropianë po e shqyrtojnë këtë lëvizje “në përpjekje për të mbajtur vendet e tyre të punës dhe për shkak të situatës së dobët financiare që kanë çuar shtetet e tyre”.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ta-varish nuk eshte Ursula von Derri por Biden Pampersi qe jep urdhera, harrojne qe monedha ka dy ane. Shikohet qarte qe fondet per ndihma per Ukrainen si per BE dhe per Ameriken kane mbaruar, Biden rrezikohet nga Kongresi t'i shperbehet qeveria e jo me te miratoje fonde ndihme per luften e humbur ne Ukraine dhe po vjedhin parane e te tjereve.
Ore koqe si mund te quhet aleat Kryetari i Dumes Shteterore kur ai eshte pjese e pushtetit dhe i vene ne kete detyre nga dora vete Putini. A thua se Duma eshte pjese e nje shteti tjeter dhe jo pjese e pushteteve ne Rusi.
Cfare thote ky bolja ? Aka tru ne kok ? Shkun beren germadhe nje shtet te tere dhe sduan te japin llogari te pakten ate financiare ?? Ku i pan keto ligje keta bandillet e Putinit ?? Edhe ne bordello kur shkon do hidhesh te shkerdhesh , pa pare shko te cepi dhe shkund me dor ....keta duan gratis ....ku ka gratis sot o leshko ....shkateruat nje shtet te tere nga themelet dhe sdo jepni llogri ?? Po bota u kerkon qeverive gjermane demshperblimet e Third Reich dhe keta sot ne 20923 shin snjohin deme ?? Fare e poshter sllavet ruse , kudo ku shkojne ndjellin lufte dhe varferi ...komb i pist , edhe serbet qe sillen ashtu sic sillen keta pist i mesojne ....fundit turinjt nda do ....qelbesire komb