Turqia përgatitet të shpallë Izraelin shtet “kriminel lufte”

29 Tetor 2023, 09:10Bota TEMA

Turqia përgatitet të shpallë Izraelin shtet “kriminel

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha para një tubimi pro-palestinez në Stamboll se shteti i tij po përgatitet ta shpallë Izraelin “kriminel lufte” për shkak të veprimeve të tij në Gazë.

Gjatë adresimit të tij para qindra mijëra personave që iu bashkuan tubimit, Erdogan po ashtu mbajti shtetet perëndimore përgjegjëse për vrasjet në Gazë dhe për dështimin që të ndalin sulmet e Izraelit.

“Izrael, ne do t’iu shpallim kriminel lufte para botës”, tha Erdogan. “Ne po bëjmë përgatitjet dhe ne do ta shpallin Izraelin para botës si kriminel lufte”.

Erdogan, Qeveria e të cilit së fundi ka rivendosur raportet diplomatike me Izraelin, ka kritikuar këtë shtet.

Më herët gjatë javës, Erdogan tha se grupi militant i Hamasit nuk është organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që lufton për tokat dhe popullin e tij.

Pas deklaratave të Erdoganit, Izraeli tha se po tërheq stafin diplomatik nga Turqia.

“Duke pasur parasysh deklaratat që vijnë nga Turqia, kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë në mënyrë që të bëjmë një rivlerësim të raporteve midis Izraelit dhe Turqisë”, tha ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Që nga mbrëmja e së premtes, Izraeli ka nisur operacionin tokësor në Gazë. Më 28 tetor, ushtria izraelite tha se po zgjeron operacionin dhe këmbësoria dhe tanket po mbështeten nga “sulme masive” ajrore dhe detare.

Izraeli po ashtu u ka bërë thirrje palestinezëve në Rripin e Gazës që të largohen nga veriu i territorit për në jug.

Ushtria izraelite tha se po bombardon rrjetin e tuneleve dhe bunkerëve nëntokësorë të Hamasit, që gjendet në Gazë, në pjesën veriore të territorit.

Hamasi kreu sulme të koordinuara ndaj jugut të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë pengje mbi 200 persona.

Ndërkaq, si pasojë e sulmeve hakmarrëse, në Rripin e Gazës që nga nisja e luftës janë vrarë mbi 7.700 persona. Ndërkaq, në Bregun e pushtuar Perëndimor, mbi 110 palestinezë janë vrarë gjatë dhunës dhe gjatë bastisjeve izraelite.

8 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Kur te ha bytha....pasojat dihen. Duhet ta maresh parasysh se cte gjen kur prish folen e grerezave. Dhe Dogani shtet terrorist eshte, ka vrare 2 meleon Armen, dhe sot po vret Kurd cdo dite, prandaj me avash Dogano.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      KURDET...z. Erdogan, po ata, a kane te drejten per te kerkuar tokat e tyre ne Turqi, meqe hamasi paska te drejte!? KARAGJOZLLEK i rrezikshem ky... shume i rrezikshem per boten, edhe per Turqine vete, jo vetem per Izraelin.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Po kurdet pse jane sipas jush "terroristë"? A nuk luftoje e perpiqen edhe ata per tokat e tyre? Shkurt ketsaj i thone me dy standarde.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Po kurdet pse jane sipas jush "terroristë"? A nuk luftoje e perpiqen edhe ata per tokat e tyre? Shkurt ketsaj i thone me dy standarde.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liri Kurdistanit

            Turrqia ështe një shteti kriminel luftue, për veten e tyre, dhe nuke mund ti bën askujt moral. Se pse Turqia i trajtone Kurdit më keq se Izraeli trajtone Palistinezet. Dhe nga ana tjeter Turqia ështe një nga të paktat vend në bot, që ka kryre genocid kund njerzimit. Dhe Kurdet nuke janë terrorist si Palistinezet dhe Hamasi. Kurdet nuke vrasin me 100s the mija femie dhe gra duke fletur gjum në krevat.Prandaj Turqia le kot se nuke e degjon njeri në politikat globale. Ky le kot veç për turrmat mbrenda vendit të to dhe kaqe.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daj Cami

              Une jam kurioz se nqs Turqia (si shtet i koalicionit NATO ) hyne ne konfrontim (lufte) me Izraelin , cili do jete pozicioni i NATO-s domethene i SH.B.A -ve ???!!!! Valle do te jete ne krah te shtetit pjestar ne koalicion te NATO-s apo do ti dale zot Izraelit qe do konfliktohet me nje pjesetar te koalicionit NATO ??!! Shume interesante do te jete !!!! Artikulli 5 i traktatit te coalitcionit NATO .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Daj Cam! Më duket se e ke gabim. Artikulli 5 i NATO-s flet për rastet kur sulmohet një vend anëtar i saj, atëhere ky konsiderohet si sulm ndaj organizatës dhe jo e kundërta. Por sidoqoftë, Turqia kurrë nuk do t'i shpallë luftë Izraelit, e jo më izraeli Turqisë. Këto janë fantazi mejhanesh.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Erdogan

                Sa te kesh "Katolikun" Papucin e Vatikanit, Israelin ne Palestine,Anglosaksonet dhe Arnautet Pellazagare te vetequajturit Skiptare zoti Erdogan mos e caj Menderen. Re fillojme me pushtimin e Kostantinopolit?Me Smirna,Pontio,dhe gjithe Zonen e Lashte qe quhej Ionia nga vjen dhe Termi Ionios Pellagos. Me krimet e Qemal Ataturkut ne 1922in qe beri Spastrim Ethnike ne te gjithe pjesen perendimore ne ate kohe ishte e Greqise? Me barbarizmat e ashtuquajtura Ta Septevriana (Te Shtatorit) me bastisjet e qindra Bisneseve,Istitucioneve Greke ne te gjithe hapesiren turke? Me pushtimin e Qipros nga krimineli Kisinger per interesat e Sh.B.Ase?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje