Ambasada e Shqipërisë në Japoni thirrje shtetasve shqiptarë: Pritet cunami, ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendase

1 Janar 2024, 11:10Bota TEMA
Ambasada e Shqipërisë në Japoni thirrje shtetasve shqiptarë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni ka përcjellë paralajmërimet e autoriteteve japoneze, për mundësinë e një cunami në prefekturat Niigata, Toyama, Ishikawa.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në “Facebook”, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të cilët jetojnë në Japoni që të ndjekin me përpikmëri udhëzimet nga autoritetet lokale dhe nëse duhet të kontaktojnë institucion diplomatik shqiptar.

“Një tërmet i fuqishëm godet prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikaëa.

Ju lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe njoftoni ambasadën në lidhje me situatën tuaj. Ne qëndrojmë në vëzhgim”,- thuhet në njoftimn.

Lini një Përgjigje