Ambasador me valixhet gati

29 Dhjetor 2025, 20:40Bota TEMA
Ambasador me valixhet gati

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe aktualisht ambasador i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Valerii Zaluzhny, po përgatitet të largohet nga posti i tij në Londër dhe të rikthehet në Kiev.

Lajmi raportohet nga Radio NV, e cila citon katër burime nga qarqet politike dhe diplomatike ukrainase.

Sipas tyre, disa javë më parë, gjatë një vizite në kryeqytet, Zaluzhny i ka komunikuar personalisht presidentit Volodymyr Zelensky dëshirën për të dhënë dorëheqjen nga posti i ambasadorit.

Burimet bëjnë me dije se Zyra e Presidentit ka diskutuar me të disa opsione për të ardhmen, përfshirë poste të rëndësishme si kryeministër apo drejtues i Zyrës Presidenciale. Megjithatë, Zaluzhny nuk ka shfaqur interes për këto role në këtë fazë.

Një nga burimet pohon se Zaluzhny planifikon ta bëjë publike kthimin e tij në Kiev që më 4 ose 5 janar, nëse nuk ndryshon vendim në momentet e fundit.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin “Shtëpia është më e mira”, një sinjal që është interpretuar gjerësisht si tregues se rolit të tij politik dhe ushtarak në Ukrainë nuk ka përfunduar ende.

2 Komente

  1. Z
    Z

    Dergoje kete koke-karin ne frontin e Dombasit.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      a thu të jetë çkrefur në pidh të satëme??

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje