Ana tjetër e Melonit, tifoze e regbisë dhe e fiksuar pas palestrës

26 Shtator 2022, 21:30Bota TEMA

Ana tjetër e Melonit, tifoze e regbisë dhe e fiksuar pas

Në mëngjes, pas një nate praktikisht pa gjumë, gjëja e parë që bëri ishte vajtja në palestrën ku stërvitet si gjithmonë dhe nuk është rastësi: marrëdhënia mes Giorgia Melonit, kryeministrja potanciale e Italisë dhe sportit është e hershme.

Që kur ishte vajzë e re, asaj i pëlqente gjithmonë të shihte dhe të merrej me sport. E bën edhe tani, pavarësisht kohës shumë të shkurtër mes familjes dhe politikës: stërvitet tre ose katër herë në javë, në varësi të orarit, gjithmonë herët në mëngjes, para se të fillojë ditën e ngarkuar. Më pas i pëlqen të shohë disiplina të ndryshme dhe e konsideron themelor aktivitetin fizik, sidomos për brezat e rinj, siç thotë edhe në programin e vet elektoral.

Kur ishte më e re dhe gjithashtu më e lirë i pëlqente të shkonte të shihte regbi. Në Flaminio, një herë, gjatë një ndeshjeje të kombëtares, duke folur joformalisht me gazetarët e pranishëm tha: "Është një sport që më pëlqen, sepse përfaqëson vlera të vërteta, krenari dhe përkushtim".

Dhe kur dikush i vuri në dukje se edhe lojtarët e regbit ishin djem të pashëm, duke pozuar për kalendarët, ajo u largua me një buzëqeshje: “Ti thua kështu, jo unë. Më pëlqen shumë ky sport”.

Të preferuarat e saj? Në atë kohë Sergio Parisse dhe Mauro Bergamasco. Nuk është rastësi që shpesh herë nga profili i saj në Tëitter komenton paraqitjet dhe rezultatet e Italisë, përfshirë edhe ekipet e të rinjve.

Kur ishte ministre për Rininë, pikërisht për shkak të pasionitm ajo dha një intervistë ku tregonte pse i pëlqente kaq shumë ky sport.

“Në regbi. të gjithë lojtarët në fushë janë protagonistë, por nuk ka vend për individualizëm të acaruar në dëm të kolektivit. Rugbi mëson se një fitore është fryt i angazhimit të të pesëmbëdhjetë lojtarëve, ashtu si një humbje është pasojë e një dëmi të përbashkët. 

Por, mbi të gjitha, regbi mëson se vështirësitë e mëdha, sado të pakapërcyeshme që mund të duken, kapërcehen nëse i gjithë ekipi lufton së bashku për të njëjtin qëllim dhe se, përkundrazi, edhe pengesa më e vogël mund të jetë një armik i frikshëm nëse qoftë edhe njërit në grup i mungon kontributi themelor për pjesën tjetër të ekipit”, deklaronte ajo.

2 Komente

  1. F
    Fisnik

    I pëlqen ragbi? Grua brutale! Shifet edhe në qëndrime politike. Do ta quaja antigrua.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokoli

      Shpejt do cfryet dhe kjo , shume politikane italiane gam gamer thane qe do benin hatane kur te fitojne , do permbysin EU dhe cirje e gerthitje supernacionaliste e iperpatriotizem i papare , vec kur shikojne me syte e tyre realitetin ikin si skutha pastaj ....ju kujtohet Salvini ?? Beppe Grillo ?? Berluskoni me heret ?? Te gjithe keta kalesher , miqte te Putinit kerkojne destabilizim , duke mbuluar realitetin italian , qe nuk ka asnje gje te perbashket me gerthitjet e tyre para zgjedhjeve ..... Nese ke nje borxh kaq gjigant ne supe ,qe kap shifren e 1.5 trilion €, e nuk eshte dhe ide e mire tu kundersules atyre qe u ke borxhin .....nuk pane gjitonet e tyre helene ???? Ne 2015 ten , ekstermistet e majte helene , kur te vinin ne fuqi do ta benin Eurozonen te fliste me vete.....kete si ta kuptosh ??? Edhe dhi e zgjebosur , dhe bishtin perpjete ...ne mos jo ne kete gjendje tragjike sic ishin helenet , ama diku atje afer jane dhe pipinot italiane ....me nje borxh 1.5 trilion ose 150% te Gross Domestic Produkt , ske shume mundesi te besh livadhisje majtas djathtas , nese te vune ne sy te keq tregjet dhe te sulmuan , atehere drama romake eshte ne prag dhe orteku do vij me hapa galopante , tregjet ate vrojtojne , kur gjendesh ne gjendje te keqe qe nuk ke mundesi te mbrohesh....u pa qarte me helenet ....sbesoj se do jene kaq naiv italianet , te bien ne gracken ku rane dikur gjitonet e tyre ....por te ulin koken dhe te gjejne nje emrues te perbashket me partneret e tyre ne Eurozone dhe jo te bllofojne dhe te hedhin syte nga lindja .......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje