Di Maio jashtë parlamentit, Berlusconi rikthehet ne Senat pas një mungese të gjatë

26 Shtator 2022, 18:14Bota TEMA

Di Maio jashtë parlamentit, Berlusconi rikthehet ne Senat pas një

Silvio Berlusconi rikthehet në Senatin italian pas gati 10 vitesh, kur u bë protagonist i skandaleve të njëpasnjëshme. Kryetari i “Forza Italia” ka fituar në Monza me votë kolegjiale me 50.31 për qind të preferencave, kundrejt rivales Federica Perelli.

Partia e tij politike, bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit të qendrës së djathtë, pritet që të marrin 41 ulëse në Senat dhe 103 ligjvënës në dhomën e ulët. 

Me këtë rezultat, Berlusconi do ta ketë më të thjeshtë të përmbushë synimin e tij, që të zgjidhet kryetar i Senatit italian.

Nga ana tjetër, Luigi Di Maio, ka pësuar një disfatë të papritur, duke mos siguruar pjesëmarrjen në Parlamentin e ri. Ai u mund nga ish-ministri Sergio Costa në njësinë zgjedhore të Napoli Fuorigrotta.

Pas këtij konfirmimi kanë shpërthyer dhe fotomontazhet komike në rrjet, me italianë të shumtë që u tallën me disfatën e ministrit të jashtëm, tashmë në largim. 

Një humbje e madhe edhe për Vitorio Sgabri, i cili nuk arriti të sigurojë një vend në dhomën e deputetëve.

4 Komente

  1. J
    Juli

    Italia e mbarume,si ne,me Berlusconin,Vitorio Sgarbin etj.Keta kane 3000 vjet si deputete, senatore etj.Qysh nga koha e romakeve.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ta mbeshtes

      Ti Jul, merrke shume vesh nga *gjendja e shteteve. Italia e mbarume, thot Juli!! Italia, jo vetem qe seshte e mbarume, por vendos nese do vazhdoje te jetoje apo jo BE-ja. Ndersa shqiperia e vobekt dhe pa brek bythe vazhdon ben koken dhalle me Top Channel dhe Open te Eni - Petrit - Vasilit. Dhe shqiptaret koke bosh mezi presin te degjojne ndonje llaf nga Sala Meta apo Rama.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Ku është problemi këtu?

      U dënua dikur dhe ja prapë Berlusca në senat. Ka lezet! Shajnë Ramën dhe Saliun këtu pse janë të korruptuar!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje