
Një i burgosur britanik i kapur nga rusët në Ukrainë ka rrëfyer torturat që ka përjetuar gjatë kohës që ishte i zënë rob. Ai ka zbuluar se e kanë detyruar të dëgjonte grupin suedez “ABBA”, 24 orë në ditë.
Sipas mediave britanike, Shaun Pinner, 48 vjeç, i cili u lirua në një shkëmbim të burgosurish të organizuar nga Arabia Saudite, tha se u godit me thikë, me elektricitetet dhe u detyrua të dëgjonte kolonën zanore të “Mamma Mia”.
Atij gjithashtu iu dha vetëm bukë dhe ujë të pistë për të mbijetuar. Pasi u dënua me vdekje nga gjykatat ruse në qershor, Pinner u transferua në një qeli tjetër, por tortura muzikore vazhdoi.
“Kushtet ishin më të mira, por ata ende luanin muzikë – dhe këtë herë ishte Believe nga Cher. Kishim ditët tona të errëta dhe unë qava shumë. Na u desh të mbështetemi pas një lloj shprese dhe kështu mbijetova.
Gjashtë muajt e fundit kanë qenë ditët më të këqija të jetës sime. Nuk dua të dëgjoj më kurrë një këngë ABBA ose të shoh një copë bukë. Unë thjesht jam shumë me fat që jam në shtëpi”, tha ai për The Sun.
Pinner tani është kthyer në shtëpi me familjen e tij në Potton, Bedfordshire. Nëntë të burgosur të tjerë të huaj u liruan gjithashtu në marrëveshjen e fshehtë midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë Aiden Aslin, 28 vjeç, i cili tha se ishte therur me thikë, rrahur dhe detyruar të dëgjonte këngët sovjetike.
para disa vitesh një bashkatdhetari tënd në luftë kundër ISIS në siri e irak,bëri atë që bënin një herë e një kohë ata që nuk kishin qejf të kalonin këto që ke kaluar ti!!bëri atë që bën një luftëtar që nuk do të bjerë në duart e armikut të tij! plumbin e fundit,që normalisht mbahet i varur në qafë,e përdori për vete!! ti,pate guximin të shkosh,por nuk pate guximin të mos dorzohesh!!prandaj mos u pendo për atë që ke kaluar!ke dashur jetën dhe e ke fituar!!