Antonio Tajani: Nuk ka ndalim nga BE-ja, por Italia nuk blen më gaz rus

27 Shtator 2025, 15:10Bota TEMA
Antonio Tajani: Nuk ka ndalim nga BE-ja, por Italia nuk blen më gaz rus

“Nuk ekzistojnë rregulla europiane që e ndalojnë këtë, por Italia nuk blen më gaz rus.“, kështu ka deklaruar këtë të shtunë zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm italian (lideri i Forza Italia), Antonio Tajani, në margjinat e “Libertà”, festës së partisë së tij.

Ndërsa po fliste për situatën e luftës në Ukrainë dhe sanksionet që Bashkimi Europian planifikon të marrë ndaj Moskës, ministi i jashtëm Italian tha se: Italia furnizohet me gaz nga vendet e Azisë Qendrore, nga Algjeria, Libia dhe me gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se presidenti amerikan Donald Trump thotë se Europa duhet të bëjë më shumë, por “nuk na referohet neve”.

“Për naftë pothuajse nuk blejmë më asgjë”, shpjegoi Tajani sipas Corriere Della Sera“Janë kryesisht dy apo tre vende që kanë probleme energjetike. Ne kemi bërë një plan alternativ energjetik dhe nuk kemi më gaz rus. Aspekti ligjor është një gjë, por ne kemi bërë zgjedhjen tonë që në fillim. Zbatojmë sanksionet. 270 kompanitë italiane që operojnë në Rusi veprojnë në përputhje me sanksionet.“

Sjellim ndërmend se këtë të shtunë, shefat e shtabit të NATO-s u mblodhën në Riga për të adresuar shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të vendeve aleate nga ana e Rusisë. Drejtuesit e aleancës i dënuan këto veprime si të papërgjegjshme dhe premtuan forcim të mëtejshëm të mbrojtjes.

2 Komente

  1. A
    Alex

    Europa po qi veten me kastrvec Amrikan dhe prandaj eshte ne kete situate se po ble gas 4 here me shtrenjte dhe mjafton te shikosh sa fabrika jane mbyll keto 3 vjet ne Europe dhe sidomos ne Gjermani, kea iken per lesh ,dhe tani vec duan lufte me pa tjeter per te dale nga situata, ketyre dhe kur gruan ja u shkerdhen dashnori keta thone ishte Rus

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      Më falë për korigjimin: Jo dashnori, por zezaku kur ja përdhunon, këta thon ishte rus

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje