Një kod QR në xhaketë në sallën e OKB-së: Çfarë i tregoi Netanyahu botës?!

27 Shtator 2025, 11:05Bota TEMA
Një kod QR në xhaketë në sallën e OKB-së:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një fjalim të zjarrtë në seancën e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke shkaktuar largimin demonstrativ të disa delegacioneve në shenjë proteste.

Fjalimi i tij erdhi në një moment kur gjithnjë e më shumë shtete perëndimore, përfshirë aleatë të ngushtë të SHBA-së si Franca dhe Kanadaja, kanë nisur ta njohin zyrtarisht shtetin palestinez.

Në podium, Netanyahu tërhoqi vëmendje të madhe duke mbajtur në xhaketë një QR-kod, i cili të çonte në një faqe interneti me pamje nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Në faqen e publikuar thuhej:

“Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Hamasi janë fakte, të mbështetura nga prova. Mos bini pre e dezinformimit dhe manipulimeve mediatike të Hamasit.”

Fjalimi i tij u transmetua gjithashtu në rrjetet celulare brenda Gazës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt edhe palestinezëve. 

Netanyahu kritikoi ashpër liderët botërorë që mbështesin krijimin e një shteti palestinez, duke i akuzuar se janë dorëzuar ndaj presionit të mediave të njëanshme, grupimeve radikale dhe urrejtjes antisemite.

“Kur situata bëhet e vështirë, njerëzit e fortë veprojnë. Por shumë prej jush, kur u përballët me sfidën, u dorëzuat. Rezultati i kësaj është se Izraeli ka luftuar një luftë në shtatë fronte kundër barbarisë, ndërsa shumë nga vendet tuaja kanë zgjedhur të na kundërshtojnë,” tha ai, duke akuzuar disa shtete për embargim dhe “luftë politike e ligjore” ndaj Izraelit.

3 Komente

  1. B
    Beni

    Burre me bole jo shaka.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Po edhe Hitleri e provoj por nuk ja doli ,por kjo nuk eshte puna jote por e Amerikes qe i blejti shtetet Arabe te koruptuar dhe se bashku te vrisni femij dhe gra ,por edhe juve dote ju vjen fundi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Krimineli mbron krimet.

        E morem vesh shoku kriminel, te gjithe shtetet e Botes e denuan sulmin kriminal te Hamasit me 7 Tetor 2023, por kjo nuk te jep te drejten ku u bene 2 vjet qe ushtria izraelite po vret cdo dite me plan me qindra qytetare te pafajshem dhe femije palestinez. Ate cfare e shikojme e degjojme nuk eshte e nevojshme te dalesh ti kriminel per te na mbushurr mendjen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje