Armëpushimi Izrael-Hamas? Udhëheqësit urdhërohen të dorëzojnë armët

3 Korrik 2025, 12:43Bota TEMA
Armëpushimi Izrael-Hamas? Udhëheqësit urdhërohen të

Udhëheqësve të lartë të Hamasit me seli në Doha u është kërkuar të dorëzojnë armët si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin, sipas një raporti të gazetës britanike The Times. 

Raporti vjen pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha të mërkurën se Izraeli ka pranuar kushtet e armëpushimit të propozuara nga Shtetet e Bashkuara.

Grupi terrorist Hamas po zhvillon diskutime për një marrëveshje që synon t’i japë fund agresioneve, tërheqjen e forcave ushtarake dhe sigurimin e ndihmave për popullin e Gazës, raporton The Times.

Sipas gazetës, urdhëri për dorëzimin e armëve i është dhënë udhëheqësve më të lartë jashtë Gazës, përfshirë negociatorin kryesor Khalil al-Hayya dhe figura të tjera kyçe si anëtari i byrosë politike të Hamasit, Zaher Jabareen, një nga themeluesit e krahut ushtarak të grupit në Bregun Perëndimor.

2 Komente

  1. a
    astrit

    Izraeli po ben nje vit lufte me Hamasin dhe nuk e asgjesoi ushtarakisht. Si do te çarmatosin veten Hamasi kur qellimi i Izraelit eshte vrasja e tyre?

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      dhe nja dy muaj bëhen dy vjet o tit!!"Si do te çarmatosin veten Hamasi"kollaj!!lënë armët dhe shkojnë diku nga libia a sudani si shkoi OLP,nja 40 vjet më parë!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje