Nxehtësia ekstreme po vazhdon të marrë jetë në Evropë. Në Spanjë, temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre të mëdha në Katalonjë, ku dy persona humbën jetën në flakët që prej të martës po shkatërrojnë zonën e Torrefetës.
Nderkohe, dy te tjere, një burrë 75-vjeçar ndërroi jetë në Kordobë, në rajonin jugor të Andaluzisë, nga goditja e nxehtësisë, teksa ishte duke kryer aktivitete rekreative në ambient të hapur.
Një tjetër 67-vjeçar humbi jetën në Plasencia, në Extremadura, gjithashtu nga temperaturat e larta, sipas Shërbimit Shëndetësor Rajonal, i cili për shkak të valës së nxehtësisë ekstreme regjistroi 67 vdekje vitin e kaluar.
Një vajzë amerikane 10-vjeçare, e cila ishte në gjendje të brishtë shëndetësore dhe nën kujdes të veçantë mjekësor, ndërroi jetë të martën pasdite për shkak të një infarkti, që besohet të ketë qenë pasojë e goditjes nga nxehtësia, ndërsa ndodhej në oborrin e Pallatit të Versajës.
Vajza, nga shteti i Virxhinias në SHBA, ishte në pushime me familjen në Francë, raporton gazeta Le Parisien.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, teksa ajo po ecte në oborrin e kësaj rezidence të njohur. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nga zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës, nuk arritën ta mbanin ne jete.
Lini një Përgjigje