Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles

19 Shkurt 2026, 13:20Bota TEMA
Arrestimi i ish-princit Andrew, reagon Mbreti Charles

Mbretit Charles ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshimin për shpërdorim detyre dhe sjelle të keqe në detyrën publike.

Mbreti Charles shkruan se e mësoi me shqetësimin më të thellë arrestimin e Andrew, duke shtuar se “ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”.

Ai thekson se arrestimi i tij tani pasohet nga një proces ku çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.

Charles thekson se autoritetet kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë dhe të sinqertë të familjes mbretërore britanike.

“Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë”, shkruan ai, ndërsa shton se “familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë”.

Deklarata e Mbretit Charles pas arrestimit të Andrew Mountbatten-Windsor:

Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmet rreth Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për keqmenaxhim në detyrën publike.

Tani do të ndiqet një proces i plotë, i drejtë dhe i duhur, për të cilin çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.

Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë.

Le të bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij.

Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë të shpreh koment të mëtejshëm mbi këtë çështje.

Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë.

8 Komente

  1. L
    Lloji

    Duhet te marish shembullin e Rames qe nuk e dorezon Ballukun o mbret budalla….

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Kjo eshte drejtesi e jo shpellaret tane qe lejojne te lire kryeterroristin e vendit

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dddd

        Sa miliona vjet drite jemi ne larg Britanise. Mreti i nje mbreterie 1000 vjecare thote ligji duhet te ndjeke rrugen e rij, kurse ketu "mreti" inicon ligje qe mbrojne qeverine nga ligji edhe kur zihen duke vjedhur miliarda.

        Përgjigjjuni
        1. @
          @.

          Lloj i Dddd s’mund te kuptoj me shum se sa keni shkruar. Po ngelet o te shkret duke krasuar gjykatat e botes me plepistat e Salplehut. Ata qe deri dje kan rrjepur neper gjykata ata jan dhe sot. Kjo puna e krasimit tuaj eshte si ajo thenia: Ron bleta ne majë te malit ron dhe miza (SKAPI) ne byth te kalit(Berishes). Vetem te jesh delirant që te besh te tilla krasime. Po gjithsesi mos haroni protesten per te rezuar Ramen. Se gerdalla ju ka rezervuar vend pune si satrape.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ter

            Po vetingum kush e beri? Tre emra I ke ne parlament deputete te PS. Mos lini nam.. hiqni imunitetin per deputetet ...trajtojini si kushdo.

            Përgjigjjuni
            1. @
              @.

              Plepistat mes vedi e ben me Argiten ne ballë. Dashnorja vuri Noterin prokuror. Dashnori vuri dashnoren ja ky ka qen vetingu. Prandaj nuk ka vend per krasime me gjykatat e vendeve te tjera. Shikoni se si rendojn ne kurizin tuaj se ata mes tyre i kan zgjidhur punet te majt te djatht dhe plepistat ne mes. Se kuptova ketë heqjen e mandatit perse ma kerkon mua se un nuk kam shkruajtur per heqje apo venie mandatesh. Un kam shkruajtur per drejtesin ton te plepave te nxjer nga leksionet e nje NON GRADA o Ter

              Përgjigjjuni
          2. T
            Teme

            Pra Princii I lindur me te shtena topi...arrestohet....qytetar si cdokush.....vete mbreti inkurajon drejtesine. Ne Shqiperi thone pa dale vertet ka bere namin por eshte minister....sa larg jemi...ndaj njerezit ikin nga ai vend se nuk ka drejtesi.....

            Përgjigjjuni
            1. U
              Urdher i Qytetareve.

              Mesazhi i Mbretit Charles t'i dergohet urgjent CEO-s se krimit Krieministrit tone te panderuar shakaxhiut, kllaunit Edi Rama.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje