Arrihet marrëveshja, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

31 Maj 2022, 09:20Bota TEMA

Arrihet marrëveshja, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

Udhëheqësit e BE-së kanë arritur një marrëveshje për embargon e pjesshme ndaj naftës ruse, sipas The Guardian.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e cilësoi marrëveshjen si një “arritje të jashtëzakonshme” që do të ushtronte “presion maksimal mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës”.

Sipas presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel është arritur marrëveshja për të ndaluar eksportin e naftës ruse në Bashkimin Europian. Ky ndalim përfaqëson 2/3 të importeve të naftës nga Rusia, diçka që i shkurton dukshëm burimet e financimit të luftës. Duhet presion maksimal ndaj Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë”, deklaroi ai në Twitter.

Vendimi shënon një tjetër përgjigje të fortë dhe unitare të Bashkimit Europian ndaj Kremlinit, edhe pse pozicionet brenda vendeve anëtare kanë qenë të ndryshme.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    dhe kjo është për fundin e vitit dhe jo e menjëherëshme!! sqaroini lajmet dhe jo të kapni ndonjë fjalë këtu e aty,pa dhënë një kuptim të saktë!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje