"Ata që refuzojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, mbështesin luftën"

3 Prill 2022, 22:00Bota TEMA

"Ata që refuzojnë të dërgojnë armë në

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka zhvilluar një intervistë me të përditshmen italiane “Corriere Della Sera”.

Ai është pyetur mbi vizitën e Papës në Kiev, debatet e Qeverisë italiane për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe qëndrimin kinez.

Sa i përket çështjes së Papës, Kuleba shprehet se do e vlerësonte një vizitë të tij në Kiev dhe do t’i kërkonte atij të ushtrojë ndikimin në qarqet ruse në përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte “absurde dhe të dhunshme”.

Ai specifikon se ende nuk ka një datë apo konfirmim zyrtar se vizita do të ndodhë.

Po ashtu ai shprehet se ende nuk mund të thotë se në çfarë pike është procesi i paqes me Rusinë.

“Të gjitha problemet kyçe mbeten të pazgjidhura dhe, për më tepër, këtu zbatohet rregulli i vjetër i diplomacisë, sipas të cilit asgjë nuk është rënë dakord derisa të jetë rënë dakord për gjithçka. Përveç kësaj, pavarësisht nga kanali diplomatik, ushtria ruse vazhdon të sulmojë në terren”, shprehet Kuleba.

Sipas tij, Ukraina ka nevojë për ndihmë ushtarake, pasi rusët po lëshojnë raketa mbi qytetet, ushtarët e tyre kryejnë krime kundër njerëzimit.

“Do të doja të them se ata që refuzojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, në fakt mbështesin vazhdimin e luftës”, thotë Kuleba kur pyetet se si i ka  parë debatet në Qeverinë italiane për dërgimin e armëve.

Ai ka shprehur vlerësim për kryeministrin italian, Mario Draghin dhe homologun e tij Luigi Di Maio.

“Ata kanë qenë në anën e duhur të historisë që nga dita e parë e luftës. Presim nga Italia armët e nevojshme për të na mbrojtur dhe jemi të lumtur që ajo ka marrë rolin e vendit udhëheqës në përpjekjet për të na futur në Evropë si një anëtar i plotë”.

I pyetur nëse ka frikë nga një konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë midis Romës dhe Moskës, Kuleba thekson se është në dijeni se në Itali ka forca pranë Putin-it.

Për të kjo është e pamoralshme, e paligjshme dhe politikisht humbëse.

“Ata me Putin-in mbështesin krimet e luftës. Për çështjen e garancive, megjithatë, dua të qetësoj italianët. Mund të gjenden mënyra me të cilat garancitë nuk përfshijnë automatikisht përfshirjen tuaj të drejtpërdrejtë në luftë”, vijon ministri ukrainas.

Ai shpjegon se Italia mund të marrë përsipër të dërgojë armët dhe municionet e nevojshme, por jo ushtarë apo pilotë që luftojnë përkrah tyre dhe kjo nuk do të ndikojë aspak në sigurinë italiane.

Sa i përket qëndrimit kinez, Kuleba ravijëzon se Kina ka mbetur neutrale me kujdes.

“Ne nuk kemi asnjë provë për mbështetjen e saj për Rusinë. Interesi i saj kryesor është të ndalojë luftën që dëmton ekonominë botërore dhe ne e ndajmë atë”.

Po ashtu nuk kanë munguar pyetjet për bastisjen në depon ruse në Belgorod dy ditë më parë.

“Kam parë videot e blitz-it dhe janë shumë të paqarta, nuk kam elemente për të bërë komente të tjera”, përgjigjet ministri.

Ai përsërit faktin se gabimi evropian ka qenë gjithmonë mos provokimi i Rusisë për të shmangur reagimet.

“Mësimi është se Putin-i kupton vetëm gjuhën e forcës, ai përçmon Evropën frikacake që mbetet në mbrojtje. Putin sulmon kur armiku është i dobët ose beson se janë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar”.

4 Komente

  1. C
    Cudia

    Po ata qe nuk kane se cfare te dergojne dmth qe mbeshtesin luftën? Ne shqiptaret morra kemi po ama luftën e denojme.

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrati

      Italianet kane hallin e Gucit dhe jo te mijerave njerez qe po vritet, femijeve dhe grave qe po perdhunohen.Ky eshte genocit qe duhet te rendoje mbi ndergjegjen e mercenareve italiane te putinit, fletushkve te tyre propogandistike qe helmojne edhe publikun shqiptare.Franca,Gjermania dhe Italia me qendrimin e tyre te gjasme uljes ne bisedime po i japin kohe rregjimit fashist te kremlinit te vazhdoj gjenocidin ndaj Ukraines.Nese tre vendet e vogla te Balltikut gjejne forcen morale, politike dhe ushtarake ti qendrojne perball agresionit rus si kete force mos ta gjej Franca e Italia.Sa turp!Macron ky sharlatan qe tallet me gjakun e ulrainasve ashtu si u tall me aspiraten e shqiptareve per vite me radhe.Po te ishte per llafazet italuane dhe kopracet franceze gjaku ne gju do kushte vajtur ne Ukraine, levduar qofte Boris Johnson dhe Polonia qe po mbajne te gozhduar barbarine ruse me heronjte ukrainas ne kufijte e Europes.Arme per Ukrainen sot, neser do te jete vone Gjaku drite heronjve te Ukraines

      Përgjigjjuni
      1. d
        drini

        Intervistee impresive. Qenka njeriu i dhur per punen e ministrit te jashtem

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lufte dhe viktima ka shume bota… olele o b ime

          Koment idiot! I ke dhene ndihme Irakianeve, Jemenaseve, Libianeve, ti dhe shume te tjere qe nuk duan te fusin hundet kur shker…tat si Rusia dhe Amerika kerkoj ne te bejne lufte…!! Jo…! Atehere ne p te m vafsh… qe akuzon kur s’ke dhene ndihme

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje