Avionë 400 miliionë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

15 Maj 2025, 21:20Bota TEMA
Avionë 400 miliionë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA:

Gatishmëria e presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar një avion prej 400 milion dollarësh nga Katari, ku ndaloi si pjesë e një vizite3 ditore në Lindjen e Mesme ka nxitur debate në Shtetet e Bashkuara. Ligjvënës republikanë në kongresin amerikan kanë shprehur shqetësime në rritje lidhur me hapjen e Trumpit ndaj një dhurate të tillë, veprim që sipas ekspertëve shoqwrohet menjë sërë pikëpyetjesh ligjore dhe etike.

Kori i skeptikëve lidhur me këtë lëvizje, shënon një distancim të rrallë ndaj presidentit, që zakonisht gëzon gati unianimitet të plotë brenda partisë. Disa republikanë po thonë se një dhuratë e tillë luksoze shkon shumë larg, ndërsa krijohet ideja se Qatari po përpiqet tw blejw afrimin me SHBA. Sipas tyre, në vend të kësaj duhet të ndërpresë lidhjet me grupet militant Islamike. Ndërkohë demokratët theksojnë se kjo dhuratë shkel qartazi kushtetutën, e cila ndalon mbajtësit e posteve publike të pranojnë dhurata nga Mbretër, Princër apo shtete të huaje. 

Siç Trump është kujdesur të theksojë, avioni do të jetë për përdorim zyrtar, e megjithatë pyetjet vijnë në një kohë kur bizneset e familjes së trump janë duke u zgjeruar përtej detit dhe pranimi I një dhurate të tillë, do të përbënte konflikt interesi. Sipas Cnn, Trump ka një portofol ujdish për pasuri të patundshme të cilat përqendrohen në Lindjen e Mesme, dhe vendet në të cilat po viziton gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë vendit, në mandatin e dytë.

Djali i tij Eric, udhëheq tashmë bizneset familjare, dhe po punon për zhvillimin e klubeve të golfit në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Raporti I CNN vlerëson gjithashtu se një firmë investimesh e mbështetur nga Emiratat, ka pranuar të përdorë nga kriptomonedhë të përdorur nga kompania kripto e Trumpit, për investime 2 miliardë dollarëshe në këmbimin e kriptos Binance.

4 Komente

  1. a
    american23al

    Po c’fare i duhet shqipetareve se cfare merr apo jep Trump, shikoni ketu brenda vendit hajdutet me certifikate shteterore..!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Kudo ne mbare Boten ka hajdute brutale dhe shperdorues dhe pervetesues te fondeve shteterore ….thjesht ketu te ne jene me brutale dhe shmangen drejtesise ….drejtesia eshte celesi dhe jo hajduti …..

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tramp trap

      E kuptuan dhe arabet qe eshte lamash Trumpi ….shife kur te thote ne fund te 4 vjecarit …ma dhuruan mua personalisht dhe do ta mare ….si dikur Sali kufo a , mblodhi gjithe sixhadet dhe i coi te pidhi i Lirise ….gjasme mi dhuruan mua personalisht …..edhe Trumpi te njejten llogjike ka …dava dallkauku

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Tipa si ti jane lukunia e qenve qe lehin dhe nuk pushojne… Kur ishte president mandatin e pare thoshit qe do e lere gruaja sapo te mbaroje mandati. Tani thoni : do e marre avionin per vehte, ne nje kohe qe ai as e ka pranuar oferten…. Ik shiko dollapin e bukes o lumemadh. U bere ti bythpalar te gjykosh Trampin.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje