Rëndohet bilanci, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

15 Maj 2025, 15:00Bota TEMA
Rëndohet bilanci, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas

Numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në Gaza ka arritur në 103, sipas agjencisë së mbrojtjes civile që drejtohet nga Hamas.

Kjo përfshin 13 persona të cilët humbën jetën në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Jabalia.

Sulmi goditi një ndërtesë që strehonte një sallë lutjeje dhe një klinikë bamirësie, duke shkaktuar një tragjedi të madhe, shkruan BBC.

Sulmet izraelite vazhdojnë të përkeqësojnë situatën e gjithanshme në Gaza, ku dhuna ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar këto sulme deri tani.

Kjo ishte nata e dytë e bombardimeve të rënda, pas sulmeve ajrore të së mërkurës në veri dhe jug të Gazës që vranë të paktën 70 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë.

3 Komente

  1. A
    Analist

    Tema: 1. Nuk merret Hamas si Reference 2. duhet te raportoni se eshte eleminuar Mohamet Sinwar. Sot ne Gaza eshte vetem nje person i gjalle nga Byroja Politike Hamas 3. Konflikti eshte drejt fundit

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      bravo Israeli, ilac per muslimonet

      Përgjigjjuni
      1. k
        kërma

        Ju jeni kërma që nuk u vjen keq as për fëmijë dhe as për gra që vriten nga shteti terrorist izraelit. Para se të jenë myslimanë apo budistë ata janë njerëz. Edhe kafsha ka më dhimbsuri se ju.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje