Avioni Boeing humb kontrollin në një fluturim të Air France

6 Prill 2022, 16:35Bota TEMA

Avioni Boeing humb kontrollin në një fluturim të Air France

Pilotët e një avioni Boeing 777-300ER të Air France kanë humbur kontrollin për disa sekonda teksa po përgatiteshin të uleshin në aeroportin e Parisit, Charles de Gaulle.

Për këtë, atyre iu desh të anulonin procedurën e zbritjes, të shkonin rreth ndalesës dhe të uleshin më vonë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Bea, zyra franceze për hetime dhe analiza mbi sigurinë e aviacionit civil.

Avioni në fjalë kishte qenë në shërbim për 17 vjet.

Nga ana tjetër, mbetet e paqartë se sa pasagjerë kanë qenë në bord dhe kompania nuk e ka bërë të qartë këtë.

Teksa avioni i afrohej aeroportit të Parisit, pilotët kanë hasur probleme me menaxhimin e tij.

Një zëdhënës i Bea-s ka sqaruar se ekspertët po analizojnë të dhënat në dy kutitë e zeza të avionit. Njëra regjistron audion e kabinës, tjetra ruan të gjithë parametrat e fluturimit.

Poe ende është herët për të kuptuar nëse do të hapet një hetim për incidentin.

“Air France konfirmon se stafi i fluturimit AF11 duhej të anulonte uljen, të bënte një xhiro për një problem teknik gjatë zbritjes”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.

“Ekuipazhi e trajtoi situatën dhe e uli avionin normalisht pas një tentative të dytë”, ka treguar.

Dhe kompanisë “i vjen keq për shqetësimin e shkaktuar ndaj udhëtarëve”.

Sakaq, ka kujtuar se “ekuipazhet janë të trajnuara dhe udhëzuara rregullisht për këto procedura, të cilat përdoren nga të gjitha linjat ajrore për të garantuar sigurinë e fluturimeve dhe pasagjerëve”.

 

2 Komente

  1. K
    Kapedani

    ...atyre iu desh të anulonin procedurën e zbritjes, të shkonin rreth ndalesës dhe të uleshin më vonë... Dmth kryen nje rrotullim mbi aéroport per tu ulur me vone.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skenderbegasi

      Nuk mund te shpreheni se pilotet kane humbur kontrollin per disa sekonda. Pilotet kane qene ne te kontroll te plote te avionit edhe pse ndonje prej sistemave mund kete c'faqur shqetesim. Problematikat ne sistemet e avionit mund te jene te ndryshme por keto jane te gjitha te dubluara dhe ne disa raste te trefishta. Me refuzimin e njeres prej sistemes hyne ne menyre automatike sistema ndihmese. Kutite e zeza jane per raste ekstreme, dhe rezistente ndaj goditjeve, ujit, zjarit dhe emetojne vale per disa kohe per vedendodhjen pas aksidenteve. Ne rastin konkrete piloti ka raportuar qe ne ajer dhe per te behet kontrolli teknik ne toke. Per dieni 60% e aksidenteve ajrore ndodhin gjate uljes ne kushte te veshtira meteorologjike, dhe probabiliteti I gabimit te pilotit eshte nje ne njemije raste. Ne krahasim me aksidentet rrugore per numur ato ajrore jane teper te ulta. Avioni po behet per here e me I sigurte ne baze te zhvillimit teknologjik dhe I nxjerjes konklozione nga aksidentet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje