Kryeministri britanik: Vrasja e civilëve në Bucha “e ngjashme” me gjenocid

6 Prill 2022, 15:12Bota TEMA

Kryeministri britanik: Vrasja e civilëve në Bucha “e

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka deklaruar ditën e sotme se imazhet nga qyteti Bucha i Ukrainës, me njerëz të vdekur me duar të lidhura nga mbrapa nuk është shumë larg gjenocidit.

“Kur shohim atë që po ndodh në Bucha, dhe krimet që Putini ka bërë në Ukrainë nuk janë shumë larg gjenocidit,” tha ai gjatë një vizite në një spital në Weleyn Garden. “Nuk është çudi që njerëzit po reagojnë në atë mënyrë. Nuk kam dyshim se komuniteti ndërkombëtar, do të miratojë sanksione shtesë kundër Rusisë”, shtoi më tej. 

Krimet makabre ruse në Bucha kanë shkaktuar protesta të shumta në të githë botën si dhe premtime për sanksione të mëtejshme nga Perëndimi kundër Rusisë.

 

 

Lini një Përgjigje