Presidentja e PE-së kërkon heqjen e vizave për Kosovën

6 Prill 2022, 13:27Bota TEMA

Presidentja e PE-së kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar sërish nga Këshilli i BE-së që t’i liberalizojë vizat për Kosovën pa vonesa.

Metsola ka biseduar me presidenten Vjosa Osmani dhe ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës krah BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë .

“Me presidenten Vjosa Osmani, mirëprita rreshtimin e Kosovës për sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Angazhimin e vërtetë dhe të vazhdueshëm në dialogun Prishtinë-Beograd që është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Parlamenti Evropian pret nga Këshilli që t’i liberalizojë vizat pa vonesa”, ka shkruar Metsola.

1 Komente

  1. I
    Igor

    Po te hiqen vizat per Kosoven mendoj se dote gezohet Vucici pse ateheri dote largohet shumica e popullit,qe esht pa pune dhe pa te ardhura ,dhe nga varferija.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje