“Putin vrau vëllain tim, e rusët shqetësohen për mbylljen e McDonald’s!”

6 Prill 2022, 12:00Bota TEMA

“Putin vrau vëllain tim, e rusët shqetësohen për

Agresioni rus i Ukrainës, i cili filloi në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit, vazhdon prej 42 ditësh.

Në mes të luftës në Ukrainë, një vajzë e quajtur “Valerisssh” shpërndan çdo ditë video në rrjetet sociale që tregojnë më së miri shkallën e ferrit në të cilin ndodhet vendi i saj.

Brenda dy javësh pasi Putin filloi pushtimin e Ukrainës, ajo fitoi më shumë se 300,000 ndjekës.

“Vladimir Putin vrau vëllain tim 18-vjeçar në Ukrainë, ndërsa rusët janë të shqetësuar për mbylljen e Mc Donald’s. Të dua vëlla, Putin është djalli”, ka shkruar ajo.

Kjo vajzë ukrainase u zhvendos në Itali disa ditë më parë, e cila i siguroi asaj dhe familjes së saj strehim gjatë pushtimit të vendit të saj.

Ajo është me origjinë nga Chernihivi, është 24 vjeç dhe në kohën e lirë merret me fotografi.

Lini një Përgjigje