Masakra në Bucha, rrëfimi i gruas ukrainase: Rusët më morën bashkëshortin, e torturuan dhe e ekzekutuan me plumb pas koke! Do doja të më kishin vrarë edhe mua

6 Prill 2022, 12:38Bota TEMA

Masakra në Bucha, rrëfimi i gruas ukrainase: Rusët më

Në periferi të Kievit, Bucha ku provat sugjerojnë se trupat ruse ekzekutuan civilë të pafajshëm, dalin detaje të reja çdo ditë. Duke folur për BBC, Iryna Abramov tregoi se si trupat ruse kishin sulmuan shtëpinë në të cilën jetonte me bashkëshortin Oleg, i vunë flakën dhe e nxorën Oleg në trotuarin jashtë.

Babai i Iryna-s, Volodymyr, i cili jetonte ngjitur, vrapoi për të shuar zjarrin, duke thirrur dhëndrin e tij për të ndihmuar. Por përgjigja i erdhi nga ushtarët rusë. “Oleg nuk do t’ju ndihmojë më”, i thanë atë.


40-vjeçari Oleg Abramov punonte si saldator. Ai kishte pasur një jetë të qetë në Bucha derisa u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij, vetëm pak çaste pasi trupat ruse mbërritën.

“Burri im nuk ishte ushtar. Ai kurrë nuk kishte mbajtur armë… ishte një njeri paqësor. Ata e morën nga shtëpia me pantofla, i kërkuan të hiqte këmishën, i kërkuan të gjunjëzohej në tokë dhe e vranë”, tha Iryna.

Kur vrapoi dhe gjeti trupin e tij të shpërfytyruar, 4 ushtarët që e kishin tërhequr zvarrë dhe e kishin ekzekutuar, po qëndronin në këmbë duke pirë ujë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë, rrëfeu gruaja.

Ajo u kërkoi duke i ulëritur në fytyrë që ta vrisnin. Një prej ushtarëve e ngriti armën dhe e uli sërish, veprim që e bëri disa herë derisa babai i Iryna-s ndërhyri duke e tërhequr atë brenda.

Teksa rrëfeu historinë e saj tronditëse gruaja tha: “Do doja të më kishin vrarë edhe mua”

1 Komente

  1. P
    Pravda

    merrni armet e mos lejoni tu vrasin si dele

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje