
Kënga dhe kërcimi janë armët më të fuqishme të këtyre artistëve nga qyteti port i Odesës, në përgjigje të mjerimit të luftës që vijon ende në Ukrainë.
Një mikrofon, një kitarë, një piano dhe një ballkon ishin të gjitha që i duhen një artisti për të mbushur rrugët e Odesës të dielën.
I shoqëruar nga kitara e tij, këngëtari Roman Kapitonov ka kënaqur publikun e tij me këngë ukrainase, pasi pasioni I tij I dallohej në buzëqeshje.
“Jam I lumtur për këtë që po bëj dhe që ka njerëz për të cilët të këndoj në një situatë të tillë. Këtu në Odesa duhet të jemi të fortë të mbrojmë veten tonë sepse jemi ne vendas këtu”, tha Kapitonov.
Një klub xhazi ka hapur dyert për aktivistët dhe këngëtarët për të ndihmuar komunitetin të ndajë artin e tyre. Vetë pronari i klubit që është këngëtar, Yaroslav Trofimov, është i shqetësuar për përhapjen e luftës por thotë se dëshiron të bëjë pjesën e tij.
“Kontrollojmë lajmet 40 herë në ditë”, thotë ai, “duke pritur çdo sekondë që të na ndodhë diçka e keqe. Por ajo që dëshiron ai është tu jap njerëzve një orë ndjesinë se po jetojnë një jetë normale”.
Love you gays! You are even the motivation for me and many Albanians! We have our life! It our true owernership that every body should managed, to egxist and go till it the end. To do that it as to be great patriot of all mankind. Every body loves its life and wand to live! Imagine that Poqini vret edhe femije! Besoj se Odesa eshte egoizmi me i madh i Puqini-it! Ky tip, Erdogan , ai i Korese se veriut kane ngritur PERANDORI te fshehura ne kete bote te civilizuar! Kur ne duhet te jemi bashke! Te jemi nje! Edhe per Puqinin abuzues me pushtetin me vjen keq qe erdhi deri ketu! Duke e e perkufizuar si kriminel apo kasap! God bless Amerika! So smart and wise system for all the world!. Let's go foreward. Our existence can't not be destroyed!