Avioni drejt Tiranës i tejmbushur: Trazira në Gjermani

10 Korrik 2022, 15:03Bota TEMA

Avioni drejt Tiranës i tejmbushur: Trazira në Gjermani

Për shkak se një avion i shoqërisë së fluturimit Wizzair ishte i mbiprenotuar, pati trazira të premten në mbrëmje në Aeroportin e Friedrichshafenit në Gjermani. U desh ndërhyrja e policisë gjermane.

Në Aerportin e Friedrichshafenit në Gjermani, të premten (09.10.) ka pasur trazira gjatë procesit të imbarkimit të pasagjerëve të shoqërisë së fluturimit,  Wizzair.

Në aeroport madje u desh ndërhyrja e policisë gjermane për të qetësuar pasagjerët e zemëruar. Për shkak të transferimeve të brendshme të prenotimit me Wizzair, 39 pasagjerë nuk mund të udhëtonin dot, për shkak se avioni ishte i tejmbushur. Kjo shkaktoi zemërim, britma dhe shumë pasagjerë refuzuan të largoheshin nga salla e pritjes.

Sipas të dhënave të fundit të policisë për këtë avion kishte 209 prenotime, ndërkohë që në dispozicion ishin 186 vende.


Oficerët e policisë dhe doganës u desh të qetësonin masën e pasagjerëve të zemëruar. Një avion rezervë për pasagjerët e mbetur nuk pati. Qytetarë, të cilët kishin kryer një udhëtim disa orë për të ardhur në këtë aeroport duhet të linin sërish aeroportin.

3 Komente

  1. T
    Taulant

    Kjo pune eshte me keto shoqerit low-cost. Mashtrojn pasagjeret ndryshojn oraret e anullojn fluturimet.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tui tui

      O Tao qe I di te gjitha, edhe British Airways i ka anolluar te gjitha fluturimet, dhe bileta per ne Shqiperi fillon nga 400 £ vetem vajtje, ne aerportet angleze eshte nje kaos i vertete, mijra pasagjere kane djegur prenotimet e Pushimeve!

      Përgjigjjuni
    2. L
      Letargjiku

      Po kush duhet ta kontrolloj WiZZ Air. Kjo kompani ne cdo linje fluturimi ,shet me shume bileta , se kapaciteti i avionit te linjes. Problem eshte dhe chek in online. Po I vjedhin shqiptaret , harbuterisht. Per nje valixhe te vogel ( jo cante shpine ) , te marrin 40 euro , tek zyra e WiZZ Air tek aeroporti Nene Tereza, kurse tek zyra eWiZZ Air , ne aeroportin Fiumichino, ne Rome, per te njejten valixhe te marrin 30 euro. Mafia ketu te grabit dhe te ben dhe karshillik. Turp per insitucionet qe duhet te kontrollojne. Sa kohe do te vazhdoj keshtu??? Apo , per sa kohe I duhet ketij populli , te “ zgjohet”.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje