''Ballkani, prioritet'', Tajani: Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë

23 Nëntor 2023, 15:16Bota TEMA

''Ballkani, prioritet'', Tajani: Nuk mund ta lëmë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani, gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, u tregua i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij pasi ai tërhoqi vëmendjen tek rajoni. Ai e konsideroi rajonin si “oborri i pasmë i Europës”, e cila duket se po kthehet në një fushëbeteje për influencë.


“Nuk mund ta lëmë Ballkanin në duart e rusëve, turqve, sauditëve dhe kinezëve. Kjo është arsyeja përse kemi nevojë për një prani të madhe industriale të Europës atje, dhe kjo varet nga vendet e mëdha të industrializuara. Ne duhet medoemos t’i afrojmë këto vende me Bashkimin Europian”, tha Tajani.

Vëmendjen e shtuar që po merr Ballkani në perëndim e dëshmoi qartë edhe turneu rajonal i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky turne erdhi pak ditë pas deklaratës së bujshme të presidentit ukrainas , Volodymyr Zelensky, se Rusia po planifikon një luftë në rajon, duke e kthyer atë një Lindje te mesme të dytë, raportojnë mediat italaine.

Stoltenberg u përpoq gjithashtu ta largojë frikën e një skenari të tillë dhe garantoi përkushtimin e aleancës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

3 Komente

  1. C
    Cife Burreli

    Mos na pranoni , po deshet.Turqine,atdheun e dyte te shqiptareve do ta bijem ketu.Hiqni ligjin e luftes qe nje shtet i BE,pra vete BE ka me shqiperine.Do ju biem dhe" cunat e tezes" te ndihmojne shqiperine.Por me pare do ti drejtohej SHaBAnit te ne pranoje shtet te tij. Pra, kushdo per BE-hiqni ligjin e luftes kunder shqiperise qe trashegimi nga grueqira-njihni pavarsine e kosoves.Ndryshe ...E kupton o Tajare?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hei makaroniiiii.

      U ftofsh ne tajare o Tajar, a thua se po flet me Saliun sic bere me telefon para disa dites, Italia ka kapitualluar si shtet nuk ka siguri kombetare, nuk menaxhon kufinjte e saj, eksporton refugjate, nuk dihet se sa emigrante te paligjshem ka, vend i mafias, i droges etj etj po kerkon te bllokosh Kinene qe eshte ulur kembekryq ne Evrope e jo me ne Ballkan dhe te Rusise e Turqise me nje bum ekonomik, influence ne NATO, dhe ne politiken boterore. etj etj

      Përgjigjjuni
      1. e
        enveri

        Po te pakten ,,,i lini turqit per bajram ,,ta festojne me vllezrit arnaut ,,,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje