BBC: Irani shqyrton një takim të drejtpërdrejtë me zv.presidentin amerikan JD Vance

18 Qershor 2025, 19:00Bota TEMA
BBC: Irani shqyrton një takim të drejtpërdrejtë me

Një burim i informuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në Teheran ka deklaruar për BBC-në se Irani po shqyrton mundësinë për të marrë pjesë në një takim të drejtpërdrejtë me zv.presidentin e SHBA-së, JD Vance.

“Ne kurrë nuk jemi tërhequr nga diplomacia”, është shprehur burimi.

Mendohet se ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mund të takohet me zv.presidentin amerikan në ditët në vijim, nëse Teherani vendos të pranojë propozimin.

Presidenti amerikan Donald Trump foli për këtë mundësi para gazetarëve, duke deklaruar se pala iraniane kishte sugjeruar që takimi të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, një ide që, sipas tij, do të ishte e vështirë për t’u realizuar.

Trump theksoi edhe një herë se, sipas tij, “opsioni i vetëm që i ka mbetur Iranit është dorëzimi”.

Ndërkohë, udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se nuk do të dorëzohet.

3 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Shpetimi i njerzimit mundet te vi: vetem me rrenien e perandoris amerikane. Ky eshte mendimi im.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      @ Zhvejku mos u bej merak se deri ne fund te mandatit TRAMP. amerika ka per te ngel sa mali i zi California po pregadit planin e ndarjes

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndërro nickname, ose shkruhet saktë!

        Ti je idiot, jo si Shvejku i vërtetë. Shvejku i vërtetë (dhe jo Zhvejku siç e shkruan ti ngaqë nuk e ke lexuar kurrë) thoshte me bindje të plotë se: "Një batalion i rrethuar nga të gjitha anët, duhet pa tjetër të dorzohet!".

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje