BBC-ja ka afat deri të premten, më 14 nëntor, për t’iu përgjigjur ultimatumit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkon falje publike, heqjen e një programi dhe një dëmshpërblim të madh financiar.
Në të kundërt, Trump kërcënon se do të padisë gjigantin mediatik britanik për miliarda dollarë, pas një dokumentari ku ai pretendon se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 u manipulua.
Por brenda BBC-së po shtohet bindja se kërcënimi i Trump mund të jetë vetëm një blof politik. Sipas juristëve të kompanisë, çështja nuk ka bazë ligjore, pasi në Britani afati për ngritjen e padive për shpifje është një vit dhe ky afat ka skaduar dy javë më parë.
Dokumentari në fjalë është transmetuar në tetor 2024 dhe sipas ekspertëve, edhe në rastet kur janë pranuar padi të ngjashme, dëmshpërblimet nuk kanë kaluar 100 mijë stërlina, shumë larg miliardave që përmend Trump.
Presidenti amerikan, në një intervistë për Fox News, tha se “është i detyruar të padisë” BBC-në, duke i akuzuar për “ndryshim të qëllimshëm” të fjalimit të tij.
“Ishte një fjalim i bukur dhe qetësues, por ata e bënë të dukej si radikal”, u shpreh ai. Megjithatë, edhe në SHBA rruga ligjore është e vështirë, pasi dokumentari nuk është transmetuar për publikun amerikan, dhe reputacioni i Trump për shpërndarje lajmesh të rreme mund të luajë kundër tij në gjykatë.
Ndërkohë, brenda bordit të BBC-së ka përçarje, sidomos pas akuzave ndaj Robbie Gibb, ish-drejtori i komunikimit të Theresa May, i cili dyshohet nga kolegët si simpatizant i Trump. Qeveria e Keir Starmer mund të përpiqet ta largojë, por procesi pritet të jetë i vështirë.
“BBC mbetet një simbol i pavarësisë”, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit britanik.
Drejtori i përgjithshëm në largim, Tim Davie, i dha një mesazh gazetarëve të tij:
“Mos u dorëzoni. BBC do ta përballojë edhe këtë herë”.
BBC eshte sot nje nga mediat me mashtruese dhe manipulatore!
ëhë!!
nëse është e vërtetë,dhe si duket është e vërtetë," dokumentari ku ai pretendon se fjalimi i tij i 6 janarit 2021 u manipulua.",BBC duhet të kërkojë falje,në një farë mënyre ka kërkuar duke pushuar nga puna ata që kanë bërë manipulimin,për këtë dokumentar jo të vërtetë!të manipuluar!nuk ka rëndësi nëse ka kaluar koha ligjore e paditjes!!kur bëhet gabimi,e aq më tepër një "gabim" i qëllimshëm,të paktën duhet kërkuar falje!!duke mos kërkuar falje dhe duke u fshehur pas përshkrimesh gjyqsore,BBC këthehet në një tramp portokalli që shpif,gënjen,mashtron sa herë i do bytha!!
█ Trump Era █ ✔✔ jam duke degjuar bolero të soraya, loop in you tube ( nuk ka lidhje me bolero të maurice ravel ) . sa herë që unë do te shoh te lakohet ( në sens negative ) emri i numrit 1 te usa , donald trump në median e z. baze , une do te shtroj pyetjen : a keni pasur kontakt ( ose degjuar ) me ndonjë ( per ndonjë ) gjerman ose gjerman-amerikan ( mr. d. trump me prinder gjerman ), dhe më thoni një ves te tyre . per ata ( gjerman , ose gjerman-amerikan ) do te degjohen superlativa te tipit : këmbngulës , shumë të PËRULUR , të zgjuar , të sjellshëm , te dashur me punën , te prirur vetëm per të bërë mirë , zero problem , zero paragjykym , te ndershem ,vizionar , humor klas ,kanë aftësinë te njohin mosmirnjohsin ( karakteristika te popujvet Anglo-Saxon ). 2☻kujt nga ju nuk do ti pelqente te jetonte dhe te punonte ne mes te ketyre njerzvet ? 3☻ ps 1 - une nuk kam parë dhe degjuar per ndonje personalitet qe te kete charizmën e donald. karakteri nuk varet nga vrima e shurrës . të denueshme janë vrasja , dhuna , mashtrimi , disinformimi , abuzimi etc .