BE hapi negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, Kremlini: Ky vendim mund të destabilizojë Europën

15 Dhjetor 2023, 13:16Bota TEMA
BE hapi negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, Kremlini: Ky vendim mund

Bashkimi Europian vendosi të enjten të hapë negociatat e pranimit në Union për Ukrainën dhe Moldavinë. Për këtë vendim ka reaguar këtë të premte Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ky vendim mund të çojë në destabilizimin e Bashkimit Europian. “Negociatat për t’u bashkuar me BE mund të zgjasin me vite ose dekada. BE ka pasur gjithmonë kritere strikte për pranimin dhe është e qartë se për momentin as Ukraina dhe as Moldavia nuk i përmbushin këto kritere.

Është e qartë se ky është një vendim absolutisht i politizuar, dëshira e BE-së për të demonstruar mbështetje për këto vende. Por anëtarë të tillë të rinj mund të destabilizojnë BE-në dhe duke qenë se jetojmë në të njëjtin kontinent me BE-në, sigurisht që është një vendim që na përfshin edhe ne”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Liderët e BE-së ranë dakord për hapjen e negociatave me Ukrainën, e cila prej 24 shkurtit të vitit 2022 është në luftë me Rusinë, por nuk pati dakordësi për një paketë 50 miliardë euro ndihme financiare për Kievin, e cila u kundërshtua nga Hungaria.

Peskov komentoi edhe qëndrimin e Hungarisë, duke thënë se ajo nuk është një vend pro-rus, por mbrojti interesat e veta.

3 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    aman mor preski mor shënjtor pas putanës!!po thua se je në luftë me perëndimin dhe në krahun tjetër të ha palla për "destabilizimin e tij"??ti paguhesh me fjalë apo e ke rrogë mujore??ty tuhet të të bëhet qefi që po destabilizohet europa,bile nuk duhet ta thuash se mos vallë ju vjen në mëndje dhe nuk destabilizohen pastaj!!na mbytët mor gomerët e mutit!!rusëve,oe muzhikëve tuaj jua morët shpirtin duke i shtyrë si demat me hosten në bythë,me shpresën se ukrainasve do tu ndrydhen gishtat nga tërheqjet e këmzës së armë,por dhe ne na tërbuar me këto gomarllëqe që thoni!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Burgajasi

      Vetem qen si ti cenosuma, nuk terbohen, po ngelen kone qe lehin nga frika, edhe ndaje hijes se tyre.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burgajasi

        Jo cenosuma ti nuk nga ata qene qe terbohen, po je nje kone qe lehe nga frika e hijes se vet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje