Vendimi unanim, por Orban braktisi votimin, si arriti BE të çelte negociatat me Ukrainën pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë?

14 Dhjetor 2023, 21:30Bota TEMA
Vendimi unanim, por Orban braktisi votimin, si arriti BE të çelte

Bashkimi Europian ka vendosur unanimisht që të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Vendimi u mor me pëlqimin e të 27 shteteve anëtare, edhe pse kryeministri hungarez Viktor Orban sipas raportimeve, u largua nga salla gjatë procesit të votimit.

Mesa duket, Bashkimi Europian arriti që ta zbutë qëndrimin e Orbanit, pasi ky i fundit fillimisht kërcënoi me vendosjen e vetos ndaj integrimit të Ukrainës në BE, pasi sipas tij, vendi nuk është gati t’i bashkohet Unionit.

Sipas The Guardian, e cila citon tre diplomatë të Brukselit, ndërsa liderët evropianë votuan për çështjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit, kryeministri hungarez Viktor Orbán u largua nga salla. Po ashtu, edhe Hungaria e pranoi se kryeministri mungonte në sallën e Këshillit Evropian kur u mor vendimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Kievin.

Por, si u mor vendimi unanim pro hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën kur kreu i një shteti anëtar mungonte në sallë?

Sipas raportimeve, Orbán zgjodhi atë që institucionalisht quhet "abstenim konstruktiv". Më konkretisht, kur një shtet anëtar i BE-së nuk bie dakord për një veprim kolektiv, ai zgjedh të abstenojë dhe jo të vendosë veton.

Më pas aksioni miratohet dhe shteti anëtar, duke ndjekur një "frymë solidariteti të ndërsjellë", merr përsipër të mos ndërhyjë negativisht në vendimin e përbashkët të BE-së

Në një video të postuar në Facebook në minutat e fundit, dhe pavarësisht shpalljes së vendimit historik për fillimin e negociatave të anëtarësimit, Viktor Orban përsëriti qëndrimin e tij se Ukraina nuk është e gatshme të fillojë negociatat e anëtarësimit me BE.

"Hungaria nuk po ndryshon qëndrimin e saj," tha ai, duke shtuar se 26 vendet e tjera anëtare kishin këmbëngulur për të ndërmarrë hapin për fillimin e negociatave me Kievin, por siç u shpreh ai, vendi i tij do të qëndrojë larg vendimit.

Një ditë më parë, Bashkimi Europian vendosi që të zhbllokojë 10.2 miliardë euro fonde të ngrira kohezioni, të destinuara për Hungarinë.

Fondet ishin bllokuar për shkak të shqetësimeve për respektimin e të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Hungari.

Megjithatë, dje Komisioni njoftoi se "pas një vlerësimi të plotë dhe shkëmbimit të gjerë të pikëpamjeve me qeverinë hungareze të Hungarisë, u konsiderua se Hungaria ka marrë masat që është zotuar të marrë" duke rezultuar kështu në lirimin e fondeve.

7 Komente

  1. E
    Euro can bllokaden

    Sikur ja çkriu 10 miliardet dje, apo jo ???

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjere brezat qe po vijne

      Fondet qene bllokuar "per te drejtat e njeriut" ne Hungari. Pardje u rregulluan "te drejtat e njeriut" dhe u çliruan fondet...Bravo Hungaria. Brenda nates i rregulloi te "drejtat e njeriut". Mjaftoi te mos votoje "kunder Ukraines" dhe problemi i te drejtave te njeriut u rregullua. Kjo do te thote qe "me pare ben cdo gje". Kjo do te thote qe :"rincipet kane vdekur". Kjo do te thote qe parimet dhe integriteti jane gjeja me pa vlere ne Europe... Kjo do te thote qe teoria e "kerbaçit dhe kulaçit" qe permendte I MODHI Veke eshte reale dhe vendos fatet e popujve. TUUURRRPPPP. Si u harruan principet ? dhe e zeza u be e bardhe brenda nates ?!!! Kjo eshte e ardhmja e ndritur e Shqiperise ne Europe ???

      Përgjigjjuni
      1. D
        Duhet pune e modhe per me kap standartet

        Edo, a e kupton ku fle lepri. Vetem te heqesh breket nuk mjafton. Duhet bere gojore aktive….

        Përgjigjjuni
        1. 1
          10 miliarde Euro - vota

          Akuzohet Beleri per blerje votash, nderkohet nje nje organizem i nivelit te Unionit Europian bleu voten e Hungarise ne te njejten menyre. Bravo e madhe…

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zhvejku

            Ukraina do futet ne bashkimin europian kur ta marri presidencen rusia, kurse shqiperia kur ta marri presidencen turqia...!

            Përgjigjjuni
            1. d
              dhimbarkardhadu kakoraveshinba

              Nuk e di por keta (europinet) jane te papare (siç thoshte nje mik i imi) !!!! Ukraine ne raport me Shqiperine ka besoj mangesi shume e shume se ne Shqip. por ja parimet dhe kushtet tejkalohen kur ja do interesi te "medhenjve" !! E para Ukrain eshte ne lufte neve jo; e dyta korrupsioni eshte ne ekstreme qindra milioneshe (ku siç duket pjesen e luanit e marin ata qe ja japin) ndersa ne si kudo , ku e importuam dhe ne nga perendimi. Shqiperia ka zene rradhen ka qe kure per te hyre dhe ja Ukraina vjen e hyne pa radhe se do "dikushi" !! Nuk e di por ballkanit perendimor po ja bejne me hile i sorrollasin e i sorrollasin ne infinit !!!! Nuk e di ku fshihet lepuri ( ne fakt per inat te rusise ) qe i hapen negociatat !!!! O Edi Rama boll ju lepive horrave e horrneshave te europes ....dhiti me te me gjithe europe , drjtoje busullen nga Kina do kesh me te mira si dikur Hoxha qe e mbushi shqiperine deng ne e dhieu bllokaden imperialiste.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doktori

                Po me merren mendte duke te lexuar emrin !!!! Po shkoj te marr nje aspirine...

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje