Italia, Japonia dhe Britania bashkojnë forcat për të prodhuar “bishën” fluturuese

14 Dhjetor 2023, 18:58Bota TEMA
Italia, Japonia dhe Britania bashkojnë forcat për të prodhuar

Italia, Japonia dhe Britania kanë bashkuar forcat duke hedhur firmat në letër për një projekt që konsiston në projektimin dhe prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së ardhshme.

Kodi i programit të mbrojtjes së të tre vendeve është "Programi Global Combat Air".

Ministrat e Mbrojtjes të të tre vendeve ranë dakord të enjten që programi “Global Combat Air" të ecër përpara për ndërtimin e avionit luftarak të avancuar, i cili bashkon dizajnin e luftëtarit japonez FX që zëvendësoi avionët F-2 të Forcave Ajrore Japoneze me atë të luftëtarit britanik Tempest.

Avioni i rë do të prodhohet parashikohet të jetë gati për të fluturuar në 2035, teksa të tre vendet dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin e tyre në këtë fushë, për të përballuar kërcënimet në rritje nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

Sipas planit, konsorciumi, i quajtur Programi Global Combat Air, do të përfshijë kompaninë “Mitsubishi Heavy Industries” të Japonisë, “BAE Systems PLC” të Britanisë dhe “Leonardo” të Italisë. Ai do të mbikëqyrë ecurinë e punës për zhvillimin e avionit, ndërsa do të punojnë për realizimin e objektivit qindra punëtorë nga të tre vendet, duke pasur ndarje të përgjegjësive.

Projekti i përbashkët do të jetë me bazë në Britani, ndërsa zyrtarët nga të tre vendet do të marrin pozicionet e përgjegjësisë me rotacion. Ky program specifik zhvillimi është i pari në historinë e Japonisë, ku ajo merr pjesë në zhvillimin dhe eksportin e sistemeve të armëve së bashku me vende të tjera, pasi Kushtetuta e saj e pasluftës vendos kufizime për aktivitete të tilla.

Kjo është gjithashtu çështja më e madhe që preokupon aktualisht Tokion, pasi qeveria kohët e fundit po përpiqet ta kapërcejë këtë pengesë, duke argumentuar se kushtet gjeopolitike dhe përparimet në teknologjinë e mbrojtjes, veçanërisht forcat ajrore, si Rusia dhe Kina, e detyrojnë Japoninë të marrë masat e nevojshme së bashku me vendet partnere.

Lini një Përgjigje