BE “dritë jeshile” për Ukrainën dhe Moldavinë, hapen negociatat e pranimit në Union. Revoltohet Orban: Ky është fundi i BE

14 Dhjetor 2023, 19:39Bota TEMA
BE “dritë jeshile” për Ukrainën dhe Moldavinë,

27 liderët e Bashkimit Europian kanë vendosur të enjten të hapin negociatat e pranimit në Union me Ukrainën dhe Moldavinë.

Blloku vendosi po ashtu që t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, gjë që i ishte mohuar në tentativa të mëparshme.

“Një shenjë e qartë shprese për popujt e tyre dhe për kontinentin,” deklaroi Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian për të rejat e fundit nga Brukseli.

Po ashtu, pritet që Unioni të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit. Kjo është bërë e ditur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen një ditë më parë në një konferencë për shtyp.

Komisioni Evropian do të duhet të raportojë deri në mars për progresin e bërë nga vendi ballkanik në mënyrë që të vendosë hapat e ardhshëm.

Përparimi i së enjtes, i arritur gjatë një samiti në Bruksel, vjen mes kërcënimeve të kryeministrit hungarez Viktor Orbán për vendosje të vetos kundër anëtarësimit të Ukrainës në Union.

Ky i fundit, hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën e ka cilësuar si një vendim të gabuar:

"Ukraina nuk është realisht e aftë të nisë negociatat, por për shkak të luftës, për arsye gjeostrategjike, le të themi politike, duhet të hapin negociatat me ta. Unë mendoj se ky është një gabim... Ne po shkatërrojmë Bashkimin Evropian. “

4 Komente

  1. l
    lani

    fuck orbanputin muti haleja

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po Afganistan kur do ti hapi negociatat ?

      Edhe voton edhe rrevoltohet , vetem non grata e kupton kete magjarskin

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        lol asnje shtet muslimon nuk futet ne Evrope, gezuar ramazonin beqira

        Përgjigjjuni
        1. E
          Evropi per kristianet!

          Rama karagiozi dhe Ngjela i tredhur (atheos): ca bohet keshtu mer,po ne... vetem te gjatin me gunga!?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje