Volodymyr Zelensky ka bërë një vizitë të papritur në Gjermani, pikërisht në ditën kur vendi i Europës qendrore e furnizoi Ukrainën me një sistem të ri të mbrojtjes kundër raketave Patriot.
Presidenti i Ukrainës ka “zbarkuar” në Frankfurt, sipas një njoftimi të bërë nga policia lokale në platformën “X”.
Nga atje, sipas Bild , ai u nis për në qytetin e Wiesbaden, kryeqyteti i shtetit të Hesse. Pritet që Zelensky të vizitojë bazën ushtarake që pret Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
Masat e shtuara të sigurisë janë zbatuar në të gjithë rajonin dhe disa rrugë janë mbyllur.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar ditën e sotme se Ukraina sot nuk prodhon pothuajse asgjë, për sa i përket armëve dhe se gjithçka vjen nga Perëndimi. Megjithatë, lideri rus nënvizoi se kësaj ndihme mund t’i vijë fundi, dhe duket “se po merr fund”.
një sistem të ri të mbrojtjes kundër raketave Patriot? Raketat Patriot jane prodhim amêrikan, pra sipas jush Ukrainen e paska sulmuar Amerika, ah ah ah ...
aman mos na e neverisni me ket aktor...sa here qe shoh ket me duket sikur shoh ate aktorin e portokallise qe u be kryetar ne kolonje Erjon Isai ahhahahah
Ate qe s'ariti Hitleri ne luf. e dyte, gjermanet e kerkojne tani, duke funizuar me arme dhe euro, naziskinet ukrainas me ne krye gastorin zhele. Por si ateher dhe tani do marrin disfaten.